TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

79 vjet nga emetimi i kartëmonedhave dhe çek-monedhave shqiptare

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
79 vjet nga emetimi i kartëmonedhave dhe çek-monedhave shqiptare

Sot mbushen 79 vjet që nga koha Banka e Shtetit Shqiptar më 22 qershor 1945 shpalli vulosjen e kartëmonedhave dhe të çek-monedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe proklamimit të Qeverisë Demokratike, në Shqipëri, filluan të duken shenjat e para të inflacionit dhe keqësimi i gjendjes së kartëmonedhave, që vinte nga pamundësia për të shtypur kartëmonedhë të re dhe për ta zëvendësuar atë në qarkullim. Në pritje të normalizimit të situatës, më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpalli vulosjen e kartëmonedhave në qarkullim, si dhe të çek-monedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.

Vulosja e kartëmonedhave u bë në të gjithë vendin prej datës 27 qershor deri më 8 korrik 1945, duke filluar nga zonat kufitare. Ajo do të bëhej vetëm për prerjet 20 dhe 100 franga shqiptare, si dhe çek-monedhat me vleftë 20, 100, 500, 1000 dhe 5000 franga shqiptare. Vula kishte trajtën e një drejtkëndëshi, me përmasa 52×34 mm, që mbante përbrenda një shqiponjë dykrenare me yll mbi të dhe fjalët “Banka e Shtetit Shqiptar”, e gjitha e vijëzuar me vija paralele horizontale, ku shqiponja dhe shkrimet janë me hije.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vulosja e kartëmonedhave u bë pa asnjë kufizim shume. Kartëmonedhat dhe çek-monedhat që nuk u paraqitën për vulosje u konsideruan të pavlefshme dhe, për pasojë, dolën jashtë qarkullimit.

Sipas BSH-së, vulosja e kartëmonedhave dhe e çek-monedhave të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë pati efekte të ndjeshme në qarkullimin monetar. Ajo la jashtë vulosjes rreth 20% të monedhës në qarkullim, pasi nuk u vulosën kartëmonedhat me prerje nën 20 franga shqiptare. Në fund të vitit 1945, emisioni arriti në 286.100.000 franga shqiptare, nga 384.396.000 që ishte në fund të vitit 1944./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

“Ditari”- 10.11.2026

“Ditari”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën