Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të përfundojë ndonjë projekt.
Tahiri ka vlerësuar se mandati 4 vjeçar, Kurtit i ka shkuar me rima.
“Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!!”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.