TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit

Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë thënë zyrtarët.

Ministria e Jashtme e Jordanisë ka thënë se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur.

Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.

Zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për të zhdukurit.

Haxhi është një prej tubimeve më masive në gjithë botën.

Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite.

Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, përfshirë stampedot dhe zjarret nëpër tenda, por këtë vit sfidë kryesore ka qenë i nxehti.

Ditëve të fundit temperaturat kanë arritur në deri 46 gradë Celsius, duke bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit.

Pelegrinazhi do të përfundojë të mërkurën, shkruan REL. Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve se si të mbrojnë veten kundër diellit.

Vitin e kaluar është raportuar për 240 persona të vdekur përgjatë pelegrinazhit.

Katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar më 2015, kur kanë vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

Tags: arabia sauditeKryqi i Kuqpelegrinë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Varroset lideri suprem i ndjerë i Iranit, Ali Khamenei

Varroset lideri suprem i ndjerë i Iranit, Ali Khamenei

SHBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë

SHBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë

​Dymbëdhjetë të vdekur nga zjarri në Spanjë

​Dymbëdhjetë të vdekur nga zjarri në Spanjë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Nesër protestë e punëtorëve të RTK-së për pagat e papaguara

RTK pa paga prej 10 ditësh, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD kërkon ndryshime para miratimit të ligjit

Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD kërkon ndryshime para miratimit të ligjit

​ATK thotë se në janar-qershor 2026 mblodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

​ATK thotë se në janar-qershor 2026 mblodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

Ndalohet i mituri i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i mituri i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

“Mesditë”- 10.07.2026

“Mesditë”- 10.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën