Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Osmani ka marrë pjesë në Samitin dy ditor të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me liderë botëror./teve1.info/