TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori italian me dyshime se Ura e Ibrit po përdoret për qëllime politike

Çështje kohe është vlerësuar diskutimi në BE, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Në Këndin e Debatit, ambasadori italian po ashtu ka shprehu dyshime për shfrytëzim të çështjes së Urës së Ibrit për qëllime politike.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori italian me dyshime se Ura e Ibrit po përdoret për qëllime politike

Së shpejti brenda institucioneve të BE-së, pritet të diskutohet për heqje të pjesshme ose të tërësishme të masave ndaj Kosovës.

Kështu deklaroi ambasadori Italian, Antonello de Riu në Këndin e Debatit në Tëvë1.

“Mendoj se po, janë mundësitë që të hiqen këto masa. Në fakt ajo që ne gjithmonë ia rekomandojmë autoriteteve të Kosovës si këshillë miqësore, si miq të Kosovës dhe jo si dikush që don të imponojë mënyrën e vet se si janë gjërat, kërkojnë që të krijohen tensione të reja për çfarëdo veprimi e aksioni sepse ndodhemi në një fazë delikate. Në ditët e ardhshme nuk e dimë saktësisht kur do të diskutohet brenda Bashkimit Evropian me shtetet anëtare të Këshillit do të diskutohet mundësia e heqjes së pjesshme apo tërësisht të këtyre masave ndaj Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, ambasadori u shpreh se për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, është i domosdoshme filtri i Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që ne kërkojmë me meqenëse ka kaluar shumë kohë dhe dialogu nuk e regjistron asnjë progres, pra  është e rëndësishme që të shkojmë përpara më këtë draft atëherë të shohim ta thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe për vendin nëse dorëzohet ky draft”, tha ai.

Ndërkohë, për nismën e rihapjes së Urës së Ibrit për qarkullim, ai shprehu dyshime se kjo çështje po përdoret për qëllime politike.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për Pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjeshtë trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shpreh… dhe shpresoj që autoritete e Kosovës t’i marrin parasysh”, ka deklaruar ai.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën