TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor

Nëntë kandidatë kanë aplikuar në konkursin për ekspertë të Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u diskutua rreth angazhimit të ekspertëve, për çka u tha se duhet të ketë ekspertë të ekonomisë, auditimit dhe juridikut.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar deputetët për konkursin që ka qenë i hapur në ueb-faqen e kuvendit.

“Ju e dini që e kemi pasur në ueb-faqen e kuvendit të hapur si konkurs i brendshëm aplikimin e kandidatëve të interesuar për ekspertë. Ne i kemi marrë një listë të tyre pasi ka përfunduar afati i aplikimit. Gjithsejtë i kemi nëntë aplikime”, u shpreh ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se duhet të formohet një grup për të shqyrtuar këto aplikime.

“Unë e mora materialin pardje por ishte vetëm në versionin e shkurtër sepse në email tha që versioni më i gjatë do të jetë fizik sot. Unë e kam parë një pjesë të CV-ve, por jo të gjitha kualifikimet e tyre. Sipas rregullit në të kaluarën, ne e kemi bërë një grup më të ngushtë prej dy-tri vetave që i kanë parë këto dhe pastaj i kanë propozuar komisionit për votim”, tha Muja.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi që ekspertët të jenë të fushave të ndryshme për të ofruar ekspertizë në këtë proces të hetimit.

Duke ironizuar, Haxhiu se për aspekte të filozofisë duhet të thirret kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në bazë të nevojave që i kemi në fushën e sferave të ekonomisë ta kemi një ekspert, në fushën e sferave të juridikut apo legjislacionit të kemi një ekspert dhe nga ana e auditimit ta kemi një ekspert. Prej tre ekspertëve që i kërkojmë që të kemi një gjithëpërfshirje dhe gjithsecili në aspektin e tij të ofrojë një ekspertizë për neve. Nëse janë më shumë se dy-tre të së njëjtës fushë e vendosim pastaj ne se cili është me eksperiencën më të mirë për ta angazhuar në komision. Në kandidaturë po e shoh që ka edhe të fushës së filozofisë dhe mendoj që ndoshta mund të na hyjë edhe në punë por për aspekte të filozofisë e kemi kryetarin e kuvendit dhe nëse na duhet e marrim kryetarin e kuvendit për çështje të filozofisë”, u shpreh ai.

E kryetari i këtij komisioni hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se një pjesë e Drejtorive Komunale të Arsimit i kanë dërguar dokumentacionet.

“Dua të ju informoj që një pjesë e DKA-ve i kanë dërguar dokumentacionet, një pjesë kanë kërkuar afat shtesë. Unë mendoj që sa më shumë dokumente që të marrim është aq më mirë për neve. Një pjesë kanë pasur vërejtje në raport që dokumentacionin nuk kanë arritur ta dërgojnë në mënyrë elektronike”, përfundoi Dreshaj.

Në mbledhjen e këtij komisioni u vendos që të premten të përcaktohen tre ekspertë dhe të aprovohen listat e subjekteve për intervistim. Anëtarët e këtij komisioni do të mblidhen sërish të martën në orën 13:00./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

U kthyen në Tokë pas disa ditësh në hapësirë, çfarë ndodh tani me astronautët e Artemis II?

U kthyen në Tokë pas disa ditësh në hapësirë, çfarë ndodh tani me astronautët e Artemis II?

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën