TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Kosovë fillon të jepet terapia për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Në Kosovë fillon të jepet terapia për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV

Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV, konfirmoi Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Virusi mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Terapia “PrEP” (profilaksia para ekspozimit) është medikament, i cili përdoret te njerëz që janë HIV negativ, për të zvogëluar rrezikun e marrjes së virusit.

Sipas Mehmetit, terapia në formë të tabletave, fillimisht do t’u jepet personave LGBTI+, por edhe të tjerëve që e kanë partnerin pozitiv me HIV, ose kanë nevojë për të.

Sigurimi i kësaj terapie ka qenë një projekt i përbashkët i institucioneve të Kosovës, Fondit Global (Global Fund) dhe Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale nga Prishtina, tha Mehmeti.

Organizata ndërkombëtare financiare, Fondi Global, me fokus në parandalimin si dhe trajtimin e të sëmurëve me HIV/AIDS, i ka siguruar barna për dy vjet. Pas kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës do ta marrë përsipër sigurimin e tyre, shpjegoi ai.

Terapia në formë tabletash me paketim 30 copë, do të mund të merret në barnatoren e Klinikës Infektive, pas konsultimeve me mjekun.

Agron Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale, tha se në këtë projekt është punuar prej vitit 2016.

Kosova, sipas Nuhiut, është shteti i dytë në rajon që e ofron këtë terapi falas, pas Maqedonisë së Veriut.

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër HIV/AIDS-it, më 1 dhjetor 2023, e ka gjetur Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë atij viti.

Në vitin 2022 në Kosovë ishin shënuar 17 raste të reja me HIV/AIDS – shifër që paraqiti dyfishim rastesh në krahasim me vitin 2021, kur ishin regjistruar tetë të tilla. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, shtatë të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, shtatë të vdekur

Dhjetë vjet nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Olimpiadën “Rio 2016”

Dhjetë vjet nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Olimpiadën “Rio 2016”

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën