TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në përurimin e një shërbimi të ri në Spitalin e Prizrenit: Do të ndihmojë të shpëtojë jetë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në përurimin e një shërbimi të ri në Spitalin e Prizrenit: Do të ndihmojë të shpëtojë jetë

Sot në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit u përurua shërbimi më i ri i Kardiologjisë Intervente.

Ky shërbim u funksionalizua falë bashkëpunimit të Qeverisë së Luksemburgut e cila ka ndarë 2 milionë euro, dhe Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht ShSKUK-së me investim që kap vlerën rreth 1 milion euro.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shërbimi do të ndihmojë të shpëtojë jetë dhe ta ulë listën e pritjes.

“Tash shërbimi i ri do të mbulojë të gjithë rajonin e Prizrenit, do të ndihmojë të shpëtojë jetë dhe ta ulë listën e pritjes. Fillimisht, shërbimi do të trajtojë pacientët nga lista e pritjes së rajonit të Prizrenit, ndërkaq rastet akute do të trajtohen menjëherë”, deklaroi kryeministri, i cili shtoi se ky investim përfshin të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore, inventarin dhe trajnimet profesionale për stafin brenda dhe jashtë Kosovës.

Kurti vlerësoi se zgjerimi i këtij shërbimi është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të rasteve, por edhe meqenëse suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes.

“Në vitin 2023 kemi pas performancë rekorde. Kemi pasur në shërbimin tonë të Kardiologjisë mbi 4,100 procedura të kryera, përfshirë këtu 2,500 vendosje stentesh. Ndërkaq, 4 vjet më parë, në vitin 2019, ishin 3,300 procedura dhe mbi 1,700 vendosje stentesh”, shpjegoi tutje ai.

“Falënderime dhe mirënjohje kryeministri shprehu për Qeverinë e Luksemburgut dhe personelin shëndetësor, derisa i uroi të gjithë për inaugurimin e sotëm. Ngjashëm, Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Narqize Arenliu Hoxhaj, duke falënderuar Qeverinë e Luksemburgut dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës tha se dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçantë sepse ky shërbim ofron mundësi që të shpëtojmë jetë, pasi që reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishme në emergjencat kardiake”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Në anën tjetër, duke theksuar se kujdesi shëndetësor është e drejtë fundamentale e njeriut, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, deklaroi se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe bashkëpunimit drejt qëllimit tonë për të krijuar spitale dhe infrastrukturë moderne.

“Luksemburgu ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës për pothuajse dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, shtoi ai duke u shprehur i lumtur që sot së bashku po shohim rezultatet e arritura si produkt i bashkëpunimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

​Komisioni për Ekonomi miraton ndryshimin e amendamenteve, nuk u përkrah asnjë propozim i Janina Ymerit

​Komisioni për Ekonomi miraton ndryshimin e amendamenteve, nuk u përkrah asnjë propozim i Janina Ymerit

Aktakuzë në Gjakovë për shitblerje narkotikësh, i ishin sekuestruar gati 5 kg marihuanë

Aktakuzë në Gjakovë për shitblerje narkotikësh, i ishin sekuestruar gati 5 kg marihuanë

Seanca në rastin “Banjska” mbyllet për publikun

​Shpallja e aktgjykimit për rastin “Banjska” më 24 prill

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Spanja thotë se Izraeli po zbaton “strategjinë e Gazës” në Liban

Aktakuzë në Gjakovë për shitblerje narkotikësh, i ishin sekuestruar gati 5 kg marihuanë

Aktakuzë në Gjakovë për shitblerje narkotikësh, i ishin sekuestruar gati 5 kg marihuanë

Seanca në rastin “Banjska” mbyllet për publikun

​Shpallja e aktgjykimit për rastin “Banjska” më 24 prill

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën