TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mënyrat natyrale për trajtimin e mykut në lëkurë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Mënyrat natyrale për trajtimin e mykut në lëkurë

Myku i lëkurës është një infeksion i pakëndshëm që shkakton djegie dhe kruarje të lëkurës.

Ky infeksion pushton keratinën e vdekur, një proteinë që gjendet tek lëkura, thonjtë dhe flokët, dhe mund të shfaqet në zona të ndryshme.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org shkaqet e shfaqjes së mykut, si ta dalloni dhe si ta trajtoni atë.

Shkaqet E Shfaqjes Së Mykut Të Lëkurës

Disa prej shkaktarëve kryesore të mykut të lëkurës janë:

  • Sistemi i dobët imunitar
  • Ngjitja e infeksionit nga burime të tjera siç janë pishinat
  • Mungesa e higjenës, djersitja dhe lagështia e tepërt.
  • Ushqyerja e keqe dhe mungesa e vitaminave
  • Stresi.

Si Mund Të Dalloni Nëse Vuani Nga Myku I Lëkurës

Simptomat e mykut të lëkurës janë lehtësisht të dallueshme.

  • Zakonisht, në lëkurë vërehen njolla ose puçra të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme.
  • Ato kanë formë rrethore dhe skuqen lehtë.
  • Lëkura djeg ose kruhet.

Kurat Më Të Mira Kundër Mykut Të Lëkurës

Regjimi Ushqimor

Sipas studimeve që i referohet AgroWeb.org rekomandohet që të shmangni mishin e kuq, miellin e bardhë, sheqerin, qumështin e lopës.

Hani më shumë fruta, sidomos agrume që fuqizojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe e pastrojnë atë.

Kosi Natyral

Kosi përmban lactobacite, baktere të mira që luftojnë mykun.

Atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë.

Lëngu i Limonit

Acidi citrik tek limoni është shumë efikas kundër mykut të lëkurës.

Atë duhet ta përdorni natën sepse gjatë ditës mund të shkaktojë çngjyrosje të lëkurës.

Lëngu i boronicës së kuqe

Lëngu i këtij fruti të shëndetshëm e lufton mykun nga brenda dhe jashtë.

Gjethja e ullirit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjethja e ullirit forcon sistemin imunitar dhe eliminon mykun.

Ju mund t’i merrni këto përfitime duke pirë çajin e gjethes së ullirit ose duke e aplikuar atë në lëkurë.

Kripa e detit

Përzieni dy lugë gjelle me kripë deti dhe një gotë me ujë.

Pasi kripa të tjetë tretur mirë, me këtë solucion lyeni zonën e prekur të lëkurës disa herë në ditë.

Hudhra

Hudhra është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër mykut të lëkurës.

Hudhrën mund ta konsumoni cdco ditë me stomak bosh ose ta shtypni atë dhe ta aplikoni në lëkurë.

Vaji i Rigonit

Hidhni dy ose tre pika me vaj rigoni në një gotë me ujë dhe pijeni.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe atij të rigonit dhe masazhoni lëkurën.

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj është i pasur me acide yndyrore që shkatërrojnë mykun.

Atë mund ta aplikoni në zonën e prekur të lëkurës dy deri në tre herë në ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës rregullon pehashin natyral të lëkurës dhe parandalon shumimin e mykut.

Përzieni 2 lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Pasi uthulla të jetë tretur në ujë, AgroWeb.org ju udhëzon të përdorni një garzë për ta aplikuar atë në lëkurë.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz aromatike është një armike e lindur e mykut dhe infeksioneve.

Atë mund ta hidhni direkt mbi lëkurë dhe ta mbani për disa orë ose ta konsumoni duke e pirë me qumësht dhe mjaltë.

Aloe vera

Vlerat e aloe verës janë të panumërta dhe përfshijnë eliminimin e mykut.

Aplikoni mbi lëkurë xhelin e freskët të bimës disa herë gjatë ditës.

Suksesi i këtyre kurave qëndron në aplikimin e vazhdueshëm të tyre bashkë me mbajtjen e një higjene të mirë./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Keni frikë nga avioni? Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Keni frikë nga avioni? Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

2 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm

2 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm

Lakers barazon serinë e Play-Offit, Oklahoma e Indiana e thellojnë epërsinë

Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

Rrëmbimi i serbit në veri, Osmani: Serbia ka provokuar rëndë Kosovën, po e monitorojmë situatën

Rrëmbimi i serbit në veri, Osmani: Serbia ka provokuar rëndë Kosovën, po e monitorojmë situatën

Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër

​Zidane trazon ujërat: Po rikthehem

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për posedim dhe mbjellje të substancave narkotike

PDK kërkon dorëheqjen e Haxhiut

Ndërprerja e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, PDK mban konferencë për media

Osmani: Kosova është shembull i transformimit të paqes falë përkushtimit të grave dhe burrave

Osmani: Kosova është shembull i transformimit të paqes falë përkushtimit të grave dhe burrave

Prishtinë, vidhen 10 dyer të ballkoneve

Shtetases nga Kolumbia i grabiten 10 mijë euro në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën