Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Radio Kosovën e Lirë, radio që ka funksionuar gjatë kohës së luftës.
Derisa ka bashkëngjitur edhe një video, Kurti ka thënë se lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri.
Ai i është gëzuar faktit qe ky studio-bunker tani është nën përkujdesjen e shtetit.
“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, ka shkruar ai në Facebook.