Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror.
Pasdite parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut vetëm në disa zona të izoluara, njofton Meto Kosova.
Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius, me freskim të motit në zonat me rrebeshe dhe vranësira.