Aleanca më e fortë ushtarake në botë NATO, ka thënë se shtimi prej 1000 trupave në kuadër të KFOR-it, pas ngjarjeve “të papranueshme” në maj dhe shtator të vitit 2023, tregon janë të gatshëm të përballen me shpejtësi edhe efikasitet pas ç’do zhvillimi.
Në një përgjigje për Tëvë1, NATO ka thënë se pas vendosjes së trupave shtesë kanë rritua aktivitetet në katër komunat në veri të Kosovës dhe poashtu kontrollet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
“Pas ngjarjeve të papranueshme të dhunshme në maj dhe shtator 2023, NATO ka përforcuar misionin e KFOR-it, duke vendosur deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë. Ky përforcim – më i madhi në misionin tonë në një dekadë – ka dëshmuar se ne jemi në gjendje të përshtatemi me shpejtësi dhe në mënyrë efektive me çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe se KFOR-i ka mjetet për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Falë vendosjes së trupave shtesë, ne kemi rritur aktivitetet tona në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar patrullimet tona, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. KFOR-i është një mision i bazuar në kushte. Nuk ka një datë mbarimi. Në rast të rritjes së tensioneve, ne jemi të përgatitur dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së. Dislokimi shtesë i mundëson KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë efektive”, thuhet nga NATO për Tëvë 1.
Ata kanë bërë të ditur se komandanti i misionit KFOR-it është në është në kontakt të rregullt me të përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatës së sigurisë në Kosovë.
NATO ka thënë se vazhdon ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se prania e tyre në veri mund të ndodhë vetëm më pëlqimin paraprak të KFOR-it.
Ata kanë falënderuar Kosovën që vazhdon të respektojë këtë marrëveshje, duke theksuar se presin konsultime me kohë nga Policia e Kosovës për çdo veprim në veri që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.
“NATO vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, në respekt të plotë të mandatit fillestar të emergjencës civile të FSK-së. Ky është qëndrimi ynë dhe ka mbetur i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. FSK-ja mund të vendoset vetëm në veri të Kosovës, me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it. Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës për këtë angazhim. Policia e Kosovës, duke përfshirë njësitë e specializuara, mund të veprojë në mbarë Kosovën dhe nuk ka nevojë për miratimin e KFOR-it. Megjithatë, ne presim konsultime me kohë dhe kuptimplote për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, thuhet nga NATO.