TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Numër i ulët i qytetarëve në përkujtimin e fëmijëve viktima të gjenocidit serb

Me përplot aktivitete u shënua sot Dita ndërkombëtare e fëmijëve. Sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me të vegjlit që zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar. Mirëpo në këtë ditë u përkujtuan edhe fëmijët viktima të gjenocidit serb. Ndjekim kronikën e cila tregon si shkoi manifestimi i 1 qershorit në kryeqytet.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Numër i ulët i qytetarëve në përkujtimin e fëmijëve viktima të gjenocidit serb

Sheshet e kryeqytetit u mbushën me fëmijë plot.

Ditën Ndërkombëtare të tyre, ata zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar.

Urimet nga më të vegjlit nuk munguan, madje edhe recituan poezi.

E për argëtim u kujdesen edhe kompani të ndryshme kosovare (Banka Ekonomike nëse don me cek)

“Fëmijët janë duke u argëtuar në praninë e maskotave që janë duke këndu dhe vallëzu për me ua kthy buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve, po ashtu janë duke bërë edhe vizatime në fytyrë sipas imazheve të tyre të preferuara që i kanë”, ka thënë menaxherja e marketingut, Nora Uka.

Nën përcjellje të Policisë, u mbajt edhe Parada e fëmijëve.

Mbrapa tyre qëndroi i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me veshje kombëtare e mesazh në mbështetje të Ukrainës, fëmijët parakaluan në nder të 1 qershorit.

Një mësuese u shpreh e lumtur për gjithë organizimin e bërë për këtë ditë.

“Me rëndësi fëmijët po ndihen mirë, organizimi është shumë i mirë, nga të gjitha anët, nga prindërit nga mësimdhënësit dhe nga Komuna”, ka thënë mëseësja, Linda Murseli.

E këtë ditë zgjodhën ta shënojnë ndryshe grupi i studentëve të Fakultetit të Edukimit.

Para Teatrit Kombëtar ata organizuan manifestim paqësor në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë, viktima të gjenocidit serb.

“Pikërisht sot në ditën e fëmijëve jemi mbledhur që të nderojmë 1432 fëmijë shqiptarë të cilët dora serbe barbare ua mori jetën në mënyrat më cnjerëzore dhe më mizore”, ka thënë studentja, Yllëza Murtezi.

E kjo pjesëmarrje e vogël e qytetarëve ishte zhgënjyese për profesorin e UP-së, Nysret Pllana.

“Me keqardhje por po e shihni edhe vet, harresën shqiptarët e kanë defekt gjenetik, në gjitha mediet i kemi bërë thirrje këtij populli shumë të vuajtur dhe liridashës me dalë para Teatrit Kombëtar për ti kujtuar ata mbi gjakun e të cilëve po shkelet cdo ditë”.

Në këtë organizim mori pjesë edhe një anëtar i familjes Muçolli nga Pokleku i Drenasit.

Nga kjo familje u vranë 53 anëtarë nga forcat serbe, në mesin e tyre edhe fëmijë.

“Për lirinë që sot ne e gëzojmë dha 53 anëtarë ku në mesin e tyre ishin 23 fëmijë nga mosha 6 muajshe Liria, Qëndrimi 9 muajsh e deri të fëmija 18 vjecar Fatmirja dhe Sherifja”, ka thënë antari i kësaj familjë, Xhavit Muçolli.

Aktivitetet zgjatën edhe për disa orë në vazhdim, ku nuk munguan as koncertet me këngë, vallëzim e balet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Çitaku kërkon hetim për ekspozitën: Kërkim falja nuk mjafton për pasaktësitë

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën