TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku kërkon që Kosova të shkoj në zgjedhje përmes dorëheqjes së Albin Kurtit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku kërkon që Kosova të shkoj në zgjedhje përmes dorëheqjes së Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar qeverisja e Albin Kurtit nuk ka pasur aftësi t’i zgjidhë çështjet dhe problemet nacionale, raporton teve1.info

Në fjalimin para anëtarëve të LDK-së, Abdixhiku tha se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fundamentale për moszgjidhjen e problemeve nacional të kësaj qeverie.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, derisa alternativat tjera i ka quajtur të papranueshme.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Tash e tri vite për popullin është e mjaftueshme për të parë paaftësinë e këtij pushteti. Kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. Është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshëm dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si “mosbesueses së pavarësisë”.

“E ardhmja sot duket e zymtë, e trishtë, ajo thërret për angazhimin tonë momental, si garantues të vetëm të shtetësisë së dedikuar për vendin tonë të përbashkët. Sot teksa qëndrojmë në një udhëkryq kritik të vendit të gjitha shtyllat identitare të vendit janë vënë në peshoren e fatit të populistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë. Në këtë mision mosbesimi ndaj shtetësisë së shpërfaqur tashmë publikisht dhe krenarisht por bashkimi i së djathtës në Kosovë bëhet domosdoshmërisht. Ky përbashkim vjen si mision i ri politik i LDK-së, jo vetëm se jemi rojës për një trashëgimi 34-vjeçare por sepse jemi kultivues aktiv të Republikës së Kosovës. Tani rrugëtimi euroatlantik zhvillimi ekonomik nuk kanë gjasë siç u pa tash e tri vite e gjysmë me këtë pushtet populist e majtist. Për popullin e Kosovës janë të mjaftueshme tri vite për të kuptuar jo vetëm mënyrën e bërjes politik por edhe paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve sidomos atyre nacionalë”, është shprehur Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë

Qeveria e Kosovës publikon programin zyrtar për 18-vjetorin e Pavarësisë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën