Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte do të jetë trajner i Napolit prej sezonit të ardhshëm.
Bëhet e ditur se zyrtarizimi i Contes në krye të Napolit do të bëhet brenda këtij muaji pasi palët parimisht kanë arritur marrëveshjen.
Contes për të marrë drejtimin e Napolit, i është ofruar pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, ndërsa ai me ekipin italian do të firmos kontratë trevjeçare.
Conte 54-vjeçar vlerësohet ndër trajnerët më të suksesshëm në Itali pasi ka fituar tituj kampioni me Juventusin e Interin, ndërsa ka udhëhequr edhe Chelsean e Tottenhamin.