TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llapi mposht me rezultat të thellë Lirinë në Prizren

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Llapi mposht me rezultat të thellë Lirinë në Prizren

Llapi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve për gol, por përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve që realizuan për 1-0 me anë të Arbnor Ramadanit (28’) i cili u asistua nga Ergyn Ahmeti.

Me të filluar pjesa e dytë prizrenasit shënuan në minutën e 52-të për të barazuar shifrat në 1-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin në këtë takim.

Llapi më pas mori lojën në kontroll duke shënuar edhe katër gola të tjerë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit të sezonit 2023/2024.

Për ta rikthyer avantazhin në të mirë të Llapit u përkujdes Ahmed Januzi (63’) i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Muhamet Hysenit.

Llapi vetëm pak minuta më vonë gjeti edhe golin e tretë kësaj radhe falë një autogoli nga lojtari i Lirisë, Cissoko (65’) i cili shënoi në portën e vet për rezultatin 3-1.

Golin e katërt për llapjanët e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 83-të i cili realizoi për rezultatin 4-1 pas asistimit të Diar Vokrrit.

I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 93-të për rezultatin 5-1 duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elvir Gashijani.

Llapi kësisoji e përfundon kampionatin me 68 pikë të grumbulluara dhe në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Liria e cila tashmë me 14 pikë e kishte mësuar që moti kohë fatin e saj dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Lukaku preferohet para Muriqit ndaj Aston Villas

Lukaku preferohet para Muriqit ndaj Aston Villas

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça në Split për fitoren e parë në FEC

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve, derbi në Romë e Manchester

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Sulmet ruse lënë 600 mijë ukrainas pa energji, ndërsa kufizimet e Starlink ndërpresin misionet ushtarake

Sulmet ruse lënë 600 mijë ukrainas pa energji, ndërsa kufizimet e Starlink ndërpresin misionet ushtarake

Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve, në mungesë kuorumi

Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve, në mungesë kuorumi

Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit 2026

Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit 2026

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Haxhiu: Kuvendi do të propozojë përfaqësues në grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë për sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën