TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët për luftimin e propagandës në Ballkan

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ShBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët për luftimin e propagandës në Ballkan

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë lansuar Mekanizmin e Koordinuar për Ballkanin Perëndimor, që fokusohet ekskluzivisht në luftimin e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja dhe ndikimit (FIMI), që përfshin dezinformimin dhe propagandën.

Ky mekanizëm, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, do të forcojë integritetin e informacionit në Ballkanin Perëndimor.

“Mekanizmi do të fuqizojë partnerët që të bëhen të aftë që të adresojnë vetë kërcënimet e FIMI-it dhe të punojnë së bashku për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të kryer fushata propagande dhe të manipulimit të informacionit në rajon”, tha DASH-i.

Mekanizmi që u lansua, u krijua pas një takimi të zhvilluar muajin e kaluar në Belgjikë të Këshillit Ministror të SHBA-së dhe BE-së për tregti dhe teknologji.

Më 19 maj, gjatë vizitës së nënsekretares amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen, Kosova nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me SHBA-në kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

SHBA-ja tha se Kosova është vendi i 15-të në botë që e përkrah Kornizën e DASH-it për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja.

Uashingtoni tha se do të vazhdojë të punojë që rajoni të integrohet në struktura euroatlantike, shkruan REL.

“Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës së informacionit digjital. Sot, informacionet e vërteta dhe ato të manipuluara përhapen lirshëm, prandaj informacioni i bazuar në fakte është një aspekt i domosdoshëm i qeverisjes së suksesshme demokratike”, tha DASH-i.

SHBA-ja, por edhe BE-ja, vazhdimisht kanë thënë se shtete të Ballkanit Perëndimor përballen me fushata dezinformimi dhe propagande nga Rusia dhe Kina.

Vitin e kaluar, James Rubin, i dërguar i posaçëm dhe koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit amerikan të Shtetit, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë tha se Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e SHBA-së në Ballkan.

Sipas tij, mediat në rajon duhet të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta.

Po ashtu, në fund të vitit të kaluar ishte publikuar një raport për dezinformatat, që ishte hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në raport thuhej se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq.

Tags: ballkanBESHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vengu: Beteja e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është e drejtë

Vengu: Beteja e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është e drejtë

Skandali i çokollatës Milka: Gjykata thotë se konsumatorët u mashtruan

Skandali i çokollatës Milka: Gjykata thotë se konsumatorët u mashtruan

Rusia akuzon SHBA-në se po përpiqet të vendosë kontroll mbi tregun global të energjisë

Rusia akuzon SHBA-në se po përpiqet të vendosë kontroll mbi tregun global të energjisë

Të shtëna me armë zjarri në senatin e Filipineve

Të shtëna me armë zjarri në senatin e Filipineve

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Komisionerja Kos sot e nesër për vizitë në Prishtinë

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

E enjte me diell dhe pak erë

E enjte me diell dhe pak erë

Kuçi: Qytetarët s’duhet të mashtrohet se Osmani është zgjidhje, profil i interesave të ngushta

Kuçi: Qytetarët s’duhet të mashtrohet se Osmani është zgjidhje, profil i interesave të ngushta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën