TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Së paku 9 të vdekur gjatë një tubimi elektoral në Meksikë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Së paku 9 të vdekur gjatë një tubimi elektoral në Meksikë

Së paku nëntë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së pjesë të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, tha guvernatori lokal, Samuel Garcia.

Incidenti ndodhi derisa kandidati presidencial, Jorge Alvarez Maynez, po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia.

Shumica e të lënduarve janë duke u mjekuar në qendrat mjekësore lokale, tha Instituti i Sigurisë Sociale i Meksikës.

Alvarez Maynez, nga partia e qendrës Lëvizja Qytetare, tha se skena u shemb për shkak të një ere të fuqishme.

“Unë nuk kam përjetuar diçka kaq papritmas asnjëherë”, tha Alvarez Maynez për gazetarë, duke iu referuar shpejtësisë së erës para shembjes së skenës.

Alvarez Maynez, i cili u kthye në vendin e ngjarjes pasi u kontrollua në spitalin lokal, tha se do ta pezullojë fushatën zgjedhore dhe se shpreson se autoritetet do të hetojnë çfarë ka ndodhur.

Koordinatorja e fushatës së Alvarez Maynez, Laura Ballesteros, e theu këmbën gjatë incidentit, njoftoi partia.

Pjesëtarët e gardës kombëtare të Meksikës dhe ushtria dolën në vendin e ngjarjes për të ofruar mbështetje, tha ministrja e Brendshme Luisa Alcalde, në rrjetet sociale.

Guvernatori Garcia i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive të fuqishme në këtë zonë.

Zgjedhjet presidenciale në Meksikë do të mbahen më 2 qershor, ndërsa Alvarez Mayez është i treti në garë, sipas sondazheve.

Ai ngel shumë mbrapa kandidates së partisë në pushtet, Claudia Sheinbanum dhe vendit të dytë, Xochitl Galvez, e cila e përfaqëson një koalicion të gjerë opozitar./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4

Bajrami: Plani evropian shkon përtej Asociacionit, Kurti e pranoi

Bajrami kërkon subvencionim të plotë të qumështit: Të mbulohet krejt zinxhiri

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

​Takimi Kurti – Vuçiq, Muja: Kosova ta definojë nëse ka marrëveshje

Muja: Pezullohet përdorimi i vajit te palës dhe qumështit pluhur në sektorin e qumshtit

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën