TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu i reagon BE-së: Asociacioni s`është ombrellë për legalizim të strukturave paralele

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës të hënën në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se thirrja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që strukturat ilegale të trajtohen me Asociacion është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni.

“Sugjerimi i Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) në deklaratën e sotme që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe zgjidhen përmes Asociacionit, është një paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar ndonjëherë të ishte”, tha Kryeziu.

Ai tha se Asociacioni nuk është i menduar si “një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme”.

“Fatkeqësisht, deklarata vetëm validon destruktivitetin e Serbisë përgjatë gjithë dialogut, veçanërisht në takimet e fundit në Bruksel për Rregulloren e Bankës Qendrore për operacionet me para në Kosovë – të cilat kanë dështuar saktësisht për shkak të qëndrimit të Serbisë, i cili shkon kundër vetë propozimit të BE-së”, tha ndër të tjera Kryeziu.

Ai tha se sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si sjellje përshkallëzuese.

“Është ironike që BE-ja të reagojë kundër veprimeve që janë në përputhje me sundimin e ligjit, kur misioni më i madh civil i BE-së quhet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Polica të hënën ka kryer një operacion ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë (mbi 600.000 euro), rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

The EEAS’ suggestion in its statement today—that illegal structures in 🇽🇰 must be dealt w/ & resolved in conjunction w/ ASMM—is a misleading representation of what ASMM was ever meant to be. For one, it isn’t an umbrella for legalizing illegally & unilaterally created structures.

— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 21, 2024

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën