TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mijëra të burgosur ukrainas kërkojnë t’i bashkohen ushtrisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mijëra të burgosur ukrainas kërkojnë t’i bashkohen ushtrisë

Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë që t’i bashkohen ushtrisë, tha Kievi më 21 maj, pasi ligjvënësit vendosën që të lejonin disa kategori të burgosurish që t’iu bashkohen forcave të armatosura.

Kjo lëvizje e Kievit është e ngjashme me atë të ndërmarrë nga Rusia, kur Moska dërgoi në Ukrainë dhjetëra mijëra të burgosur me premtimin për amnisti dhe ata u vranë gjatë betejave.

Ukraina aktualisht po përballet me mungesë të theksuar të ushtarëve dhe municioneve gjë që u ka lejuar forcave ruse të bëjnë përparime në vijat e frontit në lindje dhe veri.

“Janë më shumë se 3.000 persona. Ne e kemi paraparë këtë para miratimit të ligjit”, tha zëvendësministrja e Drejtësisë, Olena Vysotska, duke iu referuar numrit të të burgosurve që kanë aplikuar për t’iu bashkuar ushtrisë.

Ajo tha se autoritetet kanë identifikuar 20.000 të burgosur që mund t’i bashkohen ushtrisë dhe 4.500 prej tyre kanë shprehur “interesim” që të bëhen pjesë e ushtrisë. Vystoska shtoi se kjo shifër ka të ngjarë që të ndryshojë.

Vetëm të burgosurit të cilëve u kanë mbetur më pak se tre vjet nga dënimi mund të aplikojnë. Të burgosurit që do të mobilizohen do të përfitojnë lirim me kusht dhe jo falje të dënimit.

Në mesin e atyre që nuk u mundësohet të shërbejnë në ushtri janë të dënuarit për dhunë seksuale, për vrasjen e dy e më shumë personave, për korrupsion të lartë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Rusia ka rekrutuar të burgosur për të shërbyer në vijat e frontit që në ditët e para të pushtimit dhe fillimisht të burgosurve u është ofruar falje në këmbim të shërbimit prej gjashtë muajsh./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën