TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën

by teve1
2 vjet ago
0
A A
U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë lajm e dha zëvendëskryeministri, Tomas Tarana, ku për BBC u shpreh se operacioni i tij kishte shkuar mirë dhe se do mbijetojë.

Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën e tij” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova.

Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion “duke luftuar për jetën e tij”, sipas ministrit të Mbrojtjes Robert Kalinak, i cili foli në një konferencë shtypi nga jashtë spitalit ku Fico po trajtohej të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Taraba tregoi se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”.

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin. Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale thonë se ai ishte një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në mediat sllovake thuhet se shfaqet i dyshuari.

Në pamje, burri thotë se nuk pajtohet me politikën e qeverisë dhe qëndrimin e saj ndaj medias shtetërore.

Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS.

Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit. Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat. /Top Channel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Anulohen 70 fluturime në Cyrih të Zvicrës për shkak të stuhive

Anulohen 70 fluturime në Cyrih të Zvicrës për shkak të stuhive

Disa të vdekur dhe të plagosur nga zjarri në një ndërtesë në Belgjikë

Disa të vdekur dhe të plagosur nga zjarri në një ndërtesë në Belgjikë

Avokati i Thaçit: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP refuzon të gjitha ankesat për rinumërimin e votave, KQZ-së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Kosova ekstradon në Gjermani një shtetas gjerman të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën