TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezoluta për Srebrenicën po e nervozon Vuçiqin

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Rezoluta për Srebrenicën po e nervozon Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ankohet ambasadorit rus në Beograd për momentet e vështira që sipas tij Serbia është duke kaluar. Sipas të parit të Serbisë, draft-rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë procesit të pajtimit.

Ditën e nisi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Kharchenko.

Në takim me ambasadorin rus, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, foli për Kosovën si dhe për draft-rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën.

Sipas të parit të Serbisë, draft-rezoluta që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, nuk i kontribuon procesit të pajtimit dhe ndërtimit të besimit në rajon.

Andaj Vuçiq po llogarit në mbështetjen e Rusisë që të parandaloj votimin e kësaj rezolute në Kombet e Bashkuara.

“Theksova se është me interes jetik për vendin tonë që të mbrojë stabilitetin në rajon dhe theksova se lëvizjet arbitrare të Prishtinës dhe iniciativat siç është draft rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në procesin e pajtimit, duke ndërtuar besim dhe bashkëpunim në rajon”, tha presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ashpër zëdhënësi i bllokut evropian, Peter Stano.

Nga Brukseli, Stano tha gjenocidi në Srebrenicë nuk është çështje opinioni.

“Nëse është kryer gjenocid në Srebrenicë apo jo nuk është çështje opinioni, sepse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe organeve të tjera, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, treguan qartë se ishte kryer gjenocid në Srebrenicë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Tutje diplomati sllovak tha se nuk ka vende për ata në Evropë që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Por kur bëhet fjalë për gjenocidin në Srebrenicë, pozicioni i Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij është shumë i qartë dhe është bërë i ditur çdo herë në ditën e asaj ngjarjeje të tmerrshme në historinë evropiane. Prandaj, të gjithë duhet ta pranojnë dhe ta respektojnë dhe nuk ka vend në Evropë për ata që do ta vënë në dyshim”, u shpreh Stano.
Përkundër aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare të cilat vërtetojnë se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, Serbia nuk e pranon këtë dhe karakterizon ngjarjen si një krim të përmasave masive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Rritja e prezencës së policisë në veri vlerësohet vendim i duhur

Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Rritja e prezencës së policisë në veri vlerësohet vendim i duhur

Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë – bllokohen punimet

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë – bllokohen punimet

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Italiani Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë

Italiani Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën