TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cluji pas Thaqit e Dellovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Cluji pas Thaqit e Dellovës

Mbrojtësit Armend Thaqi e Lumbardh Dellova pritet të jenë futbollistët e radhës që do të largohen nga Ballkani për të vazhduar karrierën në Rumani.

Mediumet rumune kanë bërë të ditur se skuadra e Clujit ka shprehur interesim për transferimin e Thaqit dhe Dellovës gjatë afatit kalimtar të verës.

Madje, raportohet se Cluji edhe zyrtarisht është në negociata me dy futbollistët, të cilëve u skadon kontrata në fund të këtij edicioni.

Në fakt, thuhet se Thaqi parimisht ka arritur marrëveshje personale me ekipin rumun, ndërsa me Dellovën po vazhdojnë negociatat për ta bindur të transferohet në Rumani.

Si Thaqi ashtu edhe Dellova po kërkohen me ngulm nga trajneri i Clujit, Dan Petrescu që po i sheh si përforcime të duhura për edicionin e ardhshëm.

Thaqi 31-vjeçar, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë, është pjesë e Ballkanit prej vitit 2020 dhe me ekipin nga Suhareka ka fituar dy tituj kampioni të Kosovës.

Ndërkohë, edhe Dellova ka dy tituj kampioni me Ballkanin dhe është pjesë e ekipit prej janarit të vitit 2021. 25-vjeçar aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ndërsa ka edhe 8 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

Këtë edicion, Thaqi ka 1 gol e 7 asistime në të gjitha garat, ndërsa Dellova ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime për Ballkanin.

Karrierën nga Ballkani në futbollin rumun para Thaqit e Dellovës, e kanë vazhduar Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani që janë pjesë e Rapidit të Bukureshit.

Në të vërtetë, Krasniqi në fillim të vitit 2023 u pat transferuar te Cluji përpara se në fillim të këtij viti t’i bashkohet Rapidit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka flet për vendimin për t’u kthyer në Angli: “Njerëzit kanë qeshur me mua”

Dellova shënon golin e dytë sezonal në kampionatin bullgar

Dellova shënon golin e dytë sezonal në kampionatin bullgar

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motorit në Pejë

Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën