Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në vendin e caktuar për takim me opozitën, të ftuar nga vet ai javën e kaluar, raporton teve1.info
Në këtë takim pas pak çastesh ka arritur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit.
Gazetarja e Tëvë1, Fetije Kamberi e cila po e përcjell nga afër këtë takim, tha se të dy liderët nuk janë deklaruar për gazetarë para takimit.
Megjithatë, ajo bëri të ditur se Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Takimin me të parin e qeverisë e ka refuzuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.