TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti publikoi “Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare” i cili mban nënshkrimin e tij dhe liderëve të VLEN-it, respektivisht Arben Taravarit, Afrim Gashit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit.

Ahmeti tha se deklarata është firmosur më 4 dhjetor 2023, ndërsa ai vetë e ka firmosur më 7 janar të këtij viti.

“Ne partitë politike të nënshkruara më poshtë duke pasur situatën në të cilën ndodhet vendi ndjejmë detyrimin se jemi të vendosur që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe bashkëqeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE”, thuhet në deklaratë.

Sikurse në ditën e zgjedhjeve, Ahmeti përsëriti frazën se vendit i duhet stabilitet dhe paqe.

“Lufta psikologjike dhe terrori që ushtrohet po ikën ky po ikën ai, sot iki unë, nesër Ziadini, pasnesër Menduhu, Skenderi, janë lufte psikologjike, terror mbi anëtarësinë, mos u dridhet qerpiku ne nuk jemi lidhur pas gradave dhe ofiqeve. Ne jemi në mision, i cili na nderon të gjithë neve të pranishëm dhe ata qindra- mijëra njerëz që na mbështesin. Prandaj ky dokument i nënshkruar është i deponuar, ne nënshkruesit e dimë se ku e kemi deponuar, çdo kontestim mbi këtë dokument është i pavërtetë dhe dëshmohet nga të gjithë aleatë dhe miqtë tanë që janë të interesuar që ky vend të ecë përpara, të mos vendnumërojë”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti në fund kishte edhe një mesazh: “Loja nuk ka filluar ende!”, raporton AlsatMk.

Ndryshe, deklarimet e Ahmetit vijnë pasi VMRO DPMNE, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe koalicioni shqiptar VLEN nisën negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari VMRO DPMNE, Hristian Mickoski, qëndroi sot rreth tri orë në zyrat e koalicionit VLEN, për të diskutuar për formimin e qeverisë, ku u prit nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, raporton kp.

Mickoski, nuk dha detaje nëse është diskutuar për ndarjen e resorëve, apo ndryshimet kushtetuese, por paralajmëroi se opinioni do të informohet nëpërmjet komunikatës. Edhe nga koalicioni VLEN nuk dhanë detaje për takimin.

Kreu i VMRO-DPMNE-së dje ka mbajtur takim me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Maqedonia e juaj”, me të cilët ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Nënkryetari i partisë, Timço Mucunski dje në intervistën për Alsat tha se në takim është diskutuar për tri postulatet kryesore të qeverisë së ardhshme – zhvillimin ekonomik, sundimin e së drejtës dhe rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të njëjtat postulate, do të jenë pjesë e negociatave edhe me koalicionin VLEN.

Koalicioni Maqedonia e juaj – VMRO DPMNE ka fituar në zgjedhjet e parlamentare me 43.36 për qind, duke siguruar gjithsej 58 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 19 mandate, koalicioni tjetër shqiptar VLEN 13. LSDM 18 mandate, Partia politike e Majta 6 dhe Lëvizja Unë di – për Maqedoninë tonë 5.

ShareTweet

Postime të ngjashme

107 ditë revoltë në Tiranë, qytetarët vijojnë protestën kundër Qeverisë Rama

107 ditë revoltë në Tiranë, qytetarët vijojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan akuzon Rusinë dhe Vuçiqin për manipulim të zgjedhjeve në Serbi

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë objektivat energjetike

Danimarka dërgon paisje dhe trupa të avancuar në Grenlandë mes kërcënimeve për pushtim

12 vende evropiane i kërkojnë BE-së të rrisë praninë në Arktik mes kërcënimeve në rritje

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën