Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.
Me këtë rast Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale tha se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim.