TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu, duhet ta kenë patentë shoferin e Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

Mitrovica e Veriut

Qytetarët serbë të veriut të vendit, kanë mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Atakanë bërë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët mendojnë të jetojnë në Kosovë, duhet të pajisen me patentë shoferi zyrtar të Kosovës.

Mirosllav Llaketiq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e patentë shoferëve është i drejtë.

Ai ka sugjeruar që institucionet të punojnë më shumë në informimin e qytetarëve përmes mediave.

“Mendoj se në këtë kohë nga ana e qeverisë së Kosovës është një vendim normal, vetëm se duhet të punojnë më shumë medialisht për t’i bindur qytetarët… Prandaj, ai që mendon të jetoj këtu, duhet ta ketë atë patent-shofer”, ka thënë Llaketiq për KP.

Nemanja Nestoroviq, një qytetar tjetër nga veriu i qytetit të ndarë, thotë se interesimi i qytetarëve për konvertimin e patentë shoferit është i madh.

Sipas tij, ajo që i frikëson qytetarët dhe për çka ata kërkojnë përgjigje, është fakti se çka do të ndodhë me patentët e tyre, përkatësisht nëse ato do të konfiskohen nga institucionet e Kosovës, anulohen, apo do t’ju kthehen qytetarëve.

“Nga ana politike, një vendim i tillë (i qeverisë së Kosovës) vie në një moment kur shtetet e kuintit insistojnë që kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe kjo mund të interpretohet si një hap i vogël kur kryeministri Kurti dëshiron të blejë kohë dhe në këtë mënyrë dëshiron të tregoj se si ai është fleksibil, lejon favore të caktuara për komunitetin serb në Kosovë”, theksoi Nestoroviq.

Në anën tjetër, analisti serb Branisllav Kërstiq, tha se shumica e qytetarëve serbë të veriut e kanë pranuar me kënaqësi vendimin e qeverisë për patent shoferët.

Ai shtoi se nuk ka mundësi më që në një shtet të funksionojnë dy polici.

Kërstiq potencoi se më në fund është duke ndodhur integrimi i qytetarëve të shtetit të Kosovës, ndërsa tha se afati prej tre muajsh për konvertimin e patentë shoferëve është i mjaftueshëm.

“Shumica e banorëve të veriut me kënaqësi e kanë pranuar vendimin e qeverisë tonë. Në një shtet dy polici nuk funksionojnë, që do të thotë letërnjoftimet, patent-shoferët, të cilat janë lëshuar nga qendrat policore të qyteteve në Serbi, por me emrat Mitrovica e Kosovës, Prishtina, Peja, nuk funksionojnë më”, tha analisti Kërstiq.

Tags: Mirosllav LlaketiqPatentë shoferëtserbet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën