TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ministrja Hajdari shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij

Min

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Ministrja Hajdari shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ‘nuk po bëhet rehat’ me Ushtrues Detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.

Ministrja e MINT, Hajdari ka shkarkuar nga pozita zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm, Daut Latifaj.

Sipas burimeve të KosovaPress, janë dy çështje për të cilat pretendohet se është marr ky vendim nga ministrja e MINT, Rozeta Hajdari ndaj bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, Daut Latifaj. Mësohet se njëri ka të bëjë me shkelje flagrante, ndërsa tjetri për çështje te komisioneve për grante dhe subvencione. Pra ministrja Rozeta Hajdari me këtë veprim ka arritur të bëjë shkarkimin e Sekretarit të tetë brenda 3 viteve.

Për këtë vendim, KP ka tentuar të marrë përgjigje nga ministrja Hajdari dhe Zyra për Komunikim Publik në MINT, por nuk janë përgjigjur.

Mësohet se më 3 maj, Sebahate Bushrani është emëruar UD. Sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Po ashtu sipas njoftimit të siguruar nga KosovaPress, Avdullah Jasiqi është emëruar UD. i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovë.

“Bazuar në vendimin e Kabinetit të Ministres NR. 01/27 më datë 3 maj 2024, znj. Sebahate Bushrani emërohet Ud. Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Po ashtu Avdullah Jasiqi, bazuar në Vendimin e Kabinetit të Ministres Nr. 01/30 me datë 8 maj 2024, emërohet UD. i drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Njësisë së Burimeve Njerëzore, të siguruar nga KosovaPress.

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala thekson për KosovaPress se ministrja e MINT, Rozeta Hajdari ka shkelur procedurat ligjore me veprimet e fundit për emërimin e sekretares së re të Përgjithshme në këtë dikaster.

Ai thotë se kjo tregon për pasigurinë e përgjithshme të institucioneve shtetërore, pasi që sipas tij, nuk ka ndodhur në histori që brenda tri vjetëve, të ndërrohen tetë Sekretar të Përgjithshëm në MINT.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Sa dëmtohet ekonomia e vendit nëse shkohet në zgjedhje?

Familjarët e Sinan Dautit rrëfejnë dhimbjen dhe pengun pas 27-vitesh pritje për 9-vjeçarin

Familjarët e Sinan Dautit rrëfejnë dhimbjen dhe pengun pas 27-vitesh pritje për 9-vjeçarin

Përkujtohen 93 dëshmorë në Makoc, Rama i quan simbol të qëndresës

Përkujtohen 93 dëshmorë në Makoc, Rama i quan simbol të qëndresës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën