TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi për krime lufte i Trajkoviq, dëshmitari rrëfen dhunën që i akuzuari ia kishte bërë

Ka vazhduar gjykimi për krime lufte ndaj ish policit, Slogjan Trajkoviq. Në seancë ka dhënë dëshmi një dëshmitar, ku ka rrëfyer dhunën që ia kishte bërë i akuzuari gjatë luftës.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Gjykimi për krime lufte i Trajkoviq, dëshmitari rrëfen dhunën që i akuzuari ia kishte bërë

Me pranga në duar u soll në gjykatore.

Ndaj ish policit serb të Kosovës, Sladjan Trajkoviq, po vazhdon gjykimi për krime lufte ndaj popullsisë civile në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Kësaj radhë u dëgjua një dëshmitar nga ana e Prokurorisë Speciale.

Ai rrëfeu se si i kishin tubuar në një pjesë të fshatit ushtria dhe paramilitarët serbë.

“Na thanë nëse vetëm një gjendet nëpër shtëpia kur të kontrollojmë pastaj, do t’i pushkatojmë. Na e kishim afër dhe dolëm, aty afër sheshit, tek varrezat”, tha dëshmitari, Shefqet Binaku
Ai tregoi se si i doli përballë Sladjan Trajkoviq.

“Tu e identifikua dikë tjetër, kur e thërret ky polici, e len atë, dhe vjen furishëm në drejtim timin”, tha Binaku.

Ai tregoi për dhunën që ia kishte ushtruar tanimë i akuzuari.

“Në atë moment kur unë u mundojsha me u arsyetu, dhe nuk isha i përgatitur, madje edhe duart i kisha tek fytyra, ky me armën e tij më godet në pjesën këtu. (bën me shenjë tek pjesa e majtë e kokës)”, tha ky dëshmitar.

Dëshmitari rrëfeu edhe disa nga fjalët që i akuzuari i kishte thënë në lidhje me pushkatimin.

“Me fjalën e tij në gjuhën serbe, me thotë hala koke gjallë dhe ma shanë nanën, dhe e ngreh pushkën deri të raportimi dhe për fat temin është NATO që jam gjallë, pasi kanë bombardu dhe policët janë larguar”, tha ai.

Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune, i njëjti individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç’njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

Tags: gjykimi per krime lufteSlogjan Trajkoviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 27.11.2025

“InfoNata” 27.11.2025

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën