TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn

Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin, Volodymyr Zelensky, si dhe figura të tjera ushtarake dhe politike, tha të martën Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU).

Dy kolonelë të Gardës Shtetërore të Ukrainës, e cila i mbron zyrtarët e lartë, u arrestuan nën dyshimin se po e zbatonin planin e përpiluar nga Shërbimi i Sigurisë Federale i Rusisë, sipas njoftimit.

Kolonelët në fjalë ishin rekrutuar para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, sipas SBU-së.

Vaysl Maliuk, shefi i SBU-së, u citua të ketë thënë se, sipas komplotit, parashihej një sulm para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta bënte betimin për mandatin e pestë presidencial të martën.

Maliuk tha se ai personalisht e ka udhëhequr operacionin e fshehtë për ta parandaluar komplotin.

Pretendimet e Ukrainës për përpjekjet ruse për vrasjen e Zelenskyt nuk janë diçka e re.

Më 2022, Zelensky tha se kishte së paku 10 tentime për ta vrarë atë.

Ndërkohë, prokurorët në Poloni thanë muajin e kaluar se e kishin arrestuar një polak nën akuzat se ishte i gatshëm të spiunonte për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një komplot të dyshuar për ta vrarë Zelenskyn.

SBU-ja tha se agjentët rusë të inteligjencës kërkonin anëtarë të ushtrisë ukrainase, që janë të afërt me sigurimin e presidencës, të cilët do të mundë ta merrnin peng presidentin dhe pastaj ta vrisnin më vonë.

Plani gjithëpërfshirës i komplotit ishte identifikimi i lokacionit të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe sulmimi i tyre me predhë fillimisht, pastaj me dronë dhe raketa./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbi nga Kosova: Serbia na trajton si dele-na përdor politikisht, pastaj na largon nga puna

Serbi nga Kosova: Serbia na trajton si dele-na përdor politikisht, pastaj na largon nga puna

SPAK kundërshton lirimin e Metës

SPAK kundërshton lirimin e Metës

Të paktën tre persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Liban

Të paktën tre persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Liban

Trump hedh poshtë përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të fundit të SHBA-së për përfundimin e luftës

Trump hedh poshtë përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të fundit të SHBA-së për përfundimin e luftës

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flaka një banesë në Prishtinë, dyshohet se zjarri nisi nga kuzhina

Legjenda çeke flet për miqësoren me “Dardanët”

Legjenda çeke flet për miqësoren me “Dardanët”

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Ibrahimoviqi kosovar në ekipin e javës në Bundesligë

Ibrahimoviqi kosovar në ekipin e javës në Bundesligë

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi sfidon Mbappen për “Këpucën e Artë”

Mustapha Amzil shpallet “MVP i Publikut”

Mustapha Amzil shpallet “MVP i Publikut”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën