TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia gjen kamera të vendosura në kufi me Serbinë, arrestohet një serb

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Policia gjen kamera të vendosura në kufi me Serbinë, arrestohet një serb

Policia ka njoftuar se ka gjetur dy kamera me solar të cilat ishin vendosur për të vëzhguar në rrugën malore nga fshati Ranillug të Kosovës në drejtim të fshatit Konçul të Serbisë.

Siç njofton policia dyshohet se kamerat janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave .

“Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pas pranimit të informatave nga Njësia e Inteligjencës e Policisë Kufitare Lindje, për dyshime të vendosjeve të paautorizuara të kamerave në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, më 06.05.2024, në rrugën malore nga fshati Ranillug (RKS), në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur dy kamera me solar, të cilat ishin vendosur për të vëzhguar rrugët. Dyshohet se kamerat janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave. Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar, me dy shtetësi (të Serbisë dhe Republikës së Kosovës)”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se i njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari, recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra”, është shoqëruar në polici, ndërsa nga verifikimi i automjetit është vërtetuar se i njëjti nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes Pikave të Kalimit Kufitar, andaj dyshohet se i njëjti, këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale.  Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Macron do të vizitojë Sirinë

Macron do të vizitojë Sirinë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën