TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV shpreson se anëtarësimi në KiE do të bëhet

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ditën e votimit për Anëtarësimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës ku do të votohet në nivelin e ministrave anëtar në KiE, pro apo kundër, partia në pushtet thotë se janë duke bërë maksimumin për të pas përkrahjen e shteteve në ditën e votimit. Partitë opozitare  kërkojnë nga qeveria të angazhim më të madh për të bindur shtetet anëtare për të përkrahur Kosovën drejt anëtarësimit në këtë trup.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
LVV shpreson se anëtarësimi në KiE do të bëhet

Edhe pak javë e ndajnë Kosovën drejtë anëtarësimit ose jo në Këshill të Evropës.

Në mes të muajit maj, 46 ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës pritet ta marrin vendimin përfundimtar.

Meqë koha e votimit po afrohet anëtarët e komisionit për Punë të Jashtme të cilët vijnë nga opozita,  po ankohen se nuk kanë informacion nëse qeveria është duke lobuar maksimalisht me aleatët e saj, për tu bërë pjesë e këtij trupi.

“Ka kohë që ne si opozitë që të ketë lobim, se a ka pasë lobim aq sa duhet a ka pasë koordinim nga kjo qeveri me aleatët tanë, këtë nuk e dimë sepse nuk kemi informacion as si Komision për Punë të Jashtme, por as si delegacion i kuvendit në Asamble të Këshillit, si deputet kemi bërë maksimumin dhe kemi arrit që të kemi votë pozitive, mbi 83% kanë votuar për anëtarësim  në KiE”, thotë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë të njëjtin qëndrim.

Besnik Tahiri nga AAK-ja, tha se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë moment.

“Tani janë disa kushte që ne nuk i dimë se nuk kemi komunikim dhe këtë komunikim e ka qeveria. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që mos t’ia humb Kosovës këtë mundësi për arsyeje se ky nuk është një moment që ka ndodh, por është një proces një pune e madhe që është bërë në Asamblenë Parlamentare, jom pozitiv sa i përket ftesës”, thotë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Por nga qeveria janë të bindur në angazhimin e tyre.

Driton Hyseni tha për televizionin se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi janë duke zhvilluar takime të përditshme me vendet anëtare.

“ Janë të fokusuar shumë me kontaktet që kemi qoftë me ministra me zyrtarë qeveritarë por edhe sidomos me deputet të vendeve të cilët janë anëtarë të Këshillit të Evropës që të japin maksimumin në drejtim të kalimit me sukses edhe fazës së fundit drejtë anëtarësimit të Këshillit të Evropës”, tha deputet i LVV-së, Driton Hyseni.

Nga 46 shtete anëtare sa janë në Këshillin e Evropës, Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë instancë i duhet mbështetja prej dy të tretave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën