TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku thotë se vetëm Kosova po vlerëson se është koha të hiqen masat e BE-së

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Maloku thotë se vetëm Kosova po vlerëson se është koha të hiqen masat e BE-së

Analisti politik, Albinot Maloku ka vlerësuar se masat e BE-së janë vendosur ndaj Kosovës për shkak se kjo qeveri nuk i ka ndjekur mirëfilli rekomandimet që ata kanë dhënë për procese të caktuara.

Sipas Malokut, duke qenë se këto masa janë vendosur si pasojë e hapave të caktuar që ka marr Kosova, qeveria e vendit duhet të tregohet më e urtë në raport me BE-në, në kuptimin e njohjes së fuqisë së saj.

“Qeveria e vendit do të duhej të ishte më e urtë në kuptimin e njohjes së fuqisë së saj, e sidomos të dështimit eklatant të ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ka pasur vetëm regres. Konsideroj që çdo kërkesë e qeverisë së Kosovës është politike dhe për konsum të brendshëm. Masat kur janë vendos janë vendosë për arsye specifike, për hapa të caktuar të qeverisë së vendit. Zakonisht Bashkimi Evropian në raport me Kosovën është shumë regjid dhe shumë i shpejt që nuk ndodhë kështu me palën tjetër dhe kjo është fatkeqësi e llojit, por në anën tjetër edhe Qeveria e Kosovës nuk është se ka ndjekur mirëfilli rekomandimet dhe pritjet e BE-së si mekanizëm në raport me të gjitha proceset që kanë ndodhur, por ka tentuar të gjejë rrugë anësore”, u shpreh ai në emisionin “Ditari” në TËVË1.

Ndërsa, analisti ka theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga BE-ja se çfarë duhet të bëjë Kosova, që këto masa të largohen dhe Kosova mos t’i vuaj më pasojat.

“Vlerësimi i njëanshëm i shtetit të Kosovës është koha që të hiqen ato, konsideroj që është si përgjigje se ata nuk janë kompetent për të vlerësuar momentin, është e drejt e Bashkimit Evropian. Por edhe nuk ka një përgjigje të BE-së se çfarë duhet të bëjë Kosova që këto masa të largohen në mënyrë që Kosova mos t’i vuaj pasojat të cilat i ka pasur deri tash”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të enjten ka thënë e masat hiqen kur vendosin vendet anëtare, jo kur thonë politikanët e Kosovës.

Si reagim ndaj tij, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se masat ndaj Kosovës janë vendosur padrejtësisht nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se depërshkallëzimi ka ndodhur dhe masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor 2023 dhe ato hynë në fuqi në fillim të korrikut.  Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Basha: Rënia e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës u bënë frymëzim i luftës për liri

Basha: Rënia e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës u bënë frymëzim i luftës për liri

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

EKSKLUZIVE: Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për 45 minuta ndaj Bilbaos

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Zhduket një aeroplan indonezian me 10 persona në bord

Zhduket një aeroplan indonezian me 10 persona në bord

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën