Një video e një personazhi me emrin “Valmir Bossi”, i cili shihej duke abuzuar seksualisht me një fëmijë tashmë është larguar nga ky rrjet.
Policia të njëjtin e ka arrestuar nën dyshimet se ka kryer këtë vepër penale dhe është dërguar në mbajtje ndërsa llogaria e tij është bllokuar.
Jo rrallëherë në platformën Tiktok janë shfaqur video më përmbajtje që nuk lejohet dhe që nuk është e përshtatshme por nuk kërkohet asnjë kriter për të pasur qasje në të.
Sociologia Flaka Ymeri ngreh alarmin që pamje e video të tilla janë fare lehtë të qasshme edhe për të miturit dhe që ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.
“Po shpërfaqen shumë gjëra, përveç amorale kundër normave shoqërore por jemi në rrezik dhe në moshën e adoleshencave duke ditur që nuk ka asnjë lloj cenzurimi atëherë kjo na bën të kuptojmë që është në rrezik shoqëria jonë në raport me shfaqjen e këtyre videove lojërave apo sfidave që zhvillohen aty”, thotë sociologu.
Tutje sociologia Ymeri ka thënë se shteti duhet të ndërmarr masa urgjente për censurimin e kësaj platforme.
“Tiktoku u ka dhënë një mundësi shumë njerëzve në shpërfaqjen e çrregullimeve të theksuara për të mos i quajtur ndryshe kshtu që kjo na vë në rrezik si shoqëri unë mendoj që shteti në mënyrë urgjente aq sa ka mundësi dhe që i lejohet të paktën të censurojë këtë rrjet social në mënyrë që njerëzit mos të kenë mundësi të abuzojnë me njerëzit e tjerë”, tha Ymeri.
Ndërkaq sipas menaxherit të rrjeteve sociale, Fisnik Halili videot në Tiktok të cilat kanë veprimtari negative shumë shpejtë bëhen virale.
“E lejon publikimin e shumë videove pa asnjë filtër por edhe shpërndarjen e ka brenda një kohë shumë të shkurtër dhe e sheh një masë koxha e madh, brenda një periudhe shumë të shkurtër e kaplon viralitetin dhe kalon në përmasa të mëdha”
Tashmë disa shtete në botë kanë filluar procedurat për ndalimin dhe përdorimin e platformës Tiktok.
Kronika e realizuar nga Gresa Bardhecaj