TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndahen 34 apartamente të reja për strehimin e familjeve të komuniteteve joshumicë në Suhadoll

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ndahen 34 apartamente të reja për strehimin e familjeve të komuniteteve joshumicë në Suhadoll

Në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve nga radhët e komuniteteve joshumicë që kanë banuar në qendra kolektive, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ishte i pranishëm me rastin e dorëzimit të 34 çelësave të apartamenteve të reja familjeve nga radhët e komunitetit joshumicë rom dhe serb, në Suhadoll të Komunës së Graçanicës.

34 familje nga radhët e komuniteve joshumicë, rom dhe serb nga fshati Suhadoll i Komunës së Graçanicës që kanë banuar në qendra kolektive janë bërë me banesa të reja.

Në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve nga radhët e komuniteteve joshumicë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

“Jemi këtu për të festuar 34 apartamente të reja, duke strehuar gjithsej 83 anëtarë të familjes dhe mundësitë e reja që u sjellin familjeve që do të vendosën aty”, deklaroi kryeministri duke shtuar se tashmë individ e çifte, prindër e fëmijë, të moshuar e të rinj mund të qëndrojnë sigurt dhe ngrohtë në këto ndërtesa që janë modele të ruajtjes dhe qëndrueshmërisë së energjisë.

Kryeministri Kurti theksoi se dorëzimi i këtyre çelësave sot përfaqëson dy arsye për të festuar: mbylljen përfundimisht të dyerve të qendrave kolektive mundësuar nga miratimi i Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, ndërkaq arsyeja tjetër është edhe mënyra se si këto shtëpi të reja janë bërë të mundura.

Prandaj, për këtë, kryeministri përmendi partnerët e qeverisë, duke thënë se bashkëpunimi midis pushtetit qendror, pushtetit lokal, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, është ajo çfarë i bën komunitetet e suksesshme e të qëndrueshme.

“Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm financiar së bashku me fondet e ofruara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Komuna e Graçanicës ka dhuruar tokën dhe ka ndihmuar në projektimin e hapësirave komunale dhe zonave rekreative. UNHCR-ja dhe partneri i tyre zbatues, Advancing Together, i kanë mbështetur të gjithë këto familje përmes vlerësimit dhe përzgjedhjes, dhe Këshilli Danez për Refugjatët e ka bashkërenduar procesin gjatë gjithë kohës”, deklaroi kryeministri.

Duke i uruar familjet për apartamentet e reja, kryeministri Kurti iu tha se duam që ju të keni mbështetjen për projektet e gjenerimit të të ardhurave, trajnimet e aftësimit profesional dhe ndihma të tjera për të hyrë në tregun e punës, në mënyrë që këto ndërtesa të mos jenë vetëm bazë për jetën tuaj të re, por për mjete të reja jetese.

Në fund kryeministri ua dhuroi çelësat e banesave familjeve dhe vizitoi hapësirat brenda te shtëpive të ndërtuara./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Kontributi i Nexhat Dacit do të mbetet në kujtesën institucionale të Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët në ditën e parë të vitit

Rrahmani mbetet te Napoli, përmirëson kushtet e kontratës

Rrahmani mbetet te Napoli, përmirëson kushtet e kontratës

Liverpooli mbyll vitin me fitore

Liverpooli mbyll vitin me fitore

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën