TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspozita, Kurti: Kosova solidarizohet me Ukrainën, krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ekspozita, Kurti: Kosova solidarizohet me Ukrainën, krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte” duke theksuar se hapja e saj është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës, në këtë kohë të vështirë.

Sipas njoftimit, Kurti tha se së pari është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik, çdo shteti që respekton dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

“Së dyti, Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve ‘90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekade të tmerrshme janë ende të freskëta. Plagët janë ende të hapura. Kosova si shtet demokratik, por edhe si një popull që ka një përvojë të ngjashme me atë të Ukrainës, ka një arsye të dyfishtë për t’u solidarizuar me popullin ukrainas. Këtë solidaritet, gjatë dy viteve të fundit e kemi shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke përmendur se nga fillimi i luftës, Qeveria ka miratuar 11 pako të sanksioneve nga BE, ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe përfaqësuesve të tyre”, tha ai.

Më tej, në fjalën e tij, Kurti tha se ekspozita e sotme, është me rëndësi të veçantë, sepse e vërteta tregohet, edhe përhapet, jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore, siç janë piktura dhe fotografia.

Derisa përmendi  fotografët e guximshëm që kanë qëndruar në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999, të cilët  siç tha ai, dokumentuan se çfarë po përjetonin shqiptarët e Kosovës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

“Janë qindra fotografi që tregojnë, ndoshta edhe më mirë sesa fjalët, të vërtetën e asaj kohe. Mes të tjerash, për shembull, është një fotografi e dy fëmijëve të vegjël duke qarë pas vrasjes së prindërve të tyre, një tjetër fotografi me qindra refugjatë duke u dëbuar nga vendi ynë dhe një tjetër e cila paraqet një radhë të gjatë të civilëve, sikur të pafundme, duke mbajtur në supe dhjetëra arkivole me viktimat e masakrës së Reçakut. Duke potencuar se kjo ekspozitë, na drejton kah e ardhmja, na udhëzon që të mos ndalemi, derisa të gjithë kryesit e këtyre krimeve të tmerrshme të përgjigjen para drejtësisë, kryeministri tha se beteja për drejtësi është edhe një pikë tjetër e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës. Uroj që beteja për drejtësi për popullin e Ukrainës të mos vonohet për dekada me radhë, siç është vonuar në Kosovë. Kjo ekspozitë, e cila në vendin tonë hapet sot për herë të parë, është një kontribut i vyer në këtë drejtim”, tha ai.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten

Dënohet me 6 vjet burg një person për tentim vrasje në Pejë

Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

Qeveria në detyrë ndan mbi 7.8 milionë euro për Shërbimin Spitalor të Kosovës

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku mohon deklaratat e Osmanit se ish-opozita s’pati gatishmëri për të gjetur zgjidhje

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten

Dënohet me 6 vjet burg një person për tentim vrasje në Pejë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme mes bisedimeve për planin amerikan të paqes

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme mes bisedimeve për planin amerikan të paqes

Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

Qeveria në detyrë ndan mbi 7.8 milionë euro për Shërbimin Spitalor të Kosovës

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku mohon deklaratat e Osmanit se ish-opozita s’pati gatishmëri për të gjetur zgjidhje

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Ekzekutohen shtesat e rritura për fëmijë

Ekzekutohen shtesat e rritura për fëmijë

FC Prishtina konfirmon kthimin e Tovërlanit

FC Prishtina konfirmon kthimin e Tovërlanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën