TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushteti i gëzohet largimit të Lajçakut, opozita kërkon edhe largimin e Kurtit

Largimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, po e shohin si mundësi të mirë nga Lëvizja Vetëvendosje. Nga kjo parti presin se kushdo që të vijë në vend të tij, do ta trajtojë Kosovën të barabartë. Kurse nga Opozita kanë pritshmëri që me ndërrimin e ndërmjetësuesit të BE-së, të ndërrohet edhe Qeveria.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Pushteti i gëzohet largimit të Lajçakut, opozita kërkon edhe largimin e Kurtit

Për katër vjet u mundua t’i normalizojë raportet e Kosovës dhe Serbisë, duke qenë ndërmjetësues i negociatave të Brukselit.

Slovaku, Miroslav Lajçak, do ta përfundojë mandatin si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi në gusht të këtij viti.

E pasardhës i tij, pritet të jetë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Partia në pushtet që nuk i shkoi mirë puna me Lajçakun, po e sheh si mundësi të mirë largimin e tij.

Madje pret që kushdo që të vjen në vend të tij, Kosovën ta trajtojë të barabartë.

“Ne presim që dialogu të jetë i barabartë, që Kosova të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe të trajtohen të dyja palët njësoj. Pra nëse duhet ndëshkim, të ndëshkohen të dyja palët. Në rastet e fundit e kemi pa që Serbia nuk është ndishku asnjëherë ndërsa Kosova është ndishku, pra BE-ja i ka këto gjuhët karrota dhe shkopi, e ka përdorë më shumë shkopin për Kosovën dhe më shumë karrota Serbisë, po shpresojmë që do të ndryshojë kjo qasje dhe Bashkimi Evropian duhet të kuptoj tashmë sepse deri më tani është parë se cila është pala konstruktive dhe cila është pala që e pengon procesin”.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës presin që me ndërrimin e ndërmjetësuesit të BE-së, të ndërrohet edhe Qeveria.

“Po bashkë me emisarin e ri do të vjen edhe Qeveria e re besoj, ndoshta kemi të bëjmë dy/tre muaj dallim mirëpo besoj që Kosovës i vyen një Qeveri e re, kryeministër i ri, i përgjegjshëm i cili merret me temat e brendshme të Kosovës e jo me kauza që nuk shkojnë në interes të vendit”.

E këtë lidhjen me individë, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka krijuar ekzekutivi.

“Ky është perceptimi dhe narracioni që e ka ndërtuar qeveria sepse ata përfaqësojnë Bashkimin Evropian, nuk janë individ, kushdo që vjen është përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe i politikave të BE-së por narracioni mashtrues të cilin e ka kriju Qeveria Kurti dhe njerëzit e saj që e lidhin me individin është sa për ti mbushur egon e militantëve dhe sa për te krijuar amulli”.

Gjatë mandatit të tij, sllovaku Lajçak arriti t’i pajtojë për një marrëveshje bazë të normalizimit të marrëdhënieve për Kosovën dhe Serbinë, pasuar nga një aneks të zbatimit të saj. Por, dështoi të arrijë atë që pritet, marrëveshjen përfundimtare, me njohje reciproke.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia sekuestron një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë në Kaçanik, 62-vjeçari hetohet

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

Mot i nxehtë të shtunën deri në 35°C

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Zjarr në një banesë në Prishtinë, tre persona marrin trajtim mjekësor

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia sekuestron një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë në Kaçanik, 62-vjeçari hetohet

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

Mot i nxehtë të shtunën deri në 35°C

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën