TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
27 vjet nga masakra e Srebrenicës

Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija për televizonin N1.

“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin.
Asambleja e Përgjithshme me gjasë do të mblidhet pas 6 majit, varësisht nga orari i seancave, por këtë do ta dimë të martën”, tha ai.

Siç tha ambasadori, misioni i Bosnje e Hercegovinës në OKB do të marrë pjesë në këtë diskutim në mënyrë që t’iu shpjegohet më mirë teksti i rezolutës të gjitha shteteve që kanë paqartësi.

Në selinë e OKB-së në Nju Jork po mbahen konsultime joformale për draft-rezolutën e cila parasheh shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Siç është njoftuar në ueb-faqen e OKB-së, konsultimet mbi draftin e rezolutës janë thirrur nga misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në draft-rezolutë, në të cilën më herët ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, veç tjerash kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjigjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodin dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Mbështeti publikisht Erion Veliajn, analisti Ilir Kulla: Bravo Robert Ndrenika

Protestat studentore në Serbi po hyjnë në një fazë të re

Protestat studentore në Serbi po hyjnë në një fazë të re

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

Spahiu: Osmani mund të rizgjidhet presidente vetëm nëse opozita fiton shumicën

Spahiu: Osmani mund të rizgjidhet presidente vetëm nëse opozita fiton shumicën

Lista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm

Lista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Mbështeti publikisht Erion Veliajn, analisti Ilir Kulla: Bravo Robert Ndrenika

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën