TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça fiton dramën në Prishtinë, avancon 2:0

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trepça fiton dramën në Prishtinë, avancon 2:0

Skuadra e Trepçës ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitores në Mitrovicë vikendin e shkuar, Trepça të enjten mbrëma triumfoi edhe në kryeqytet duke e mposhtur Prishtinën me rezultatin e ngushtë 86:85.

Në fakt, Trepça e siguroi fitoren në aksionin e fundit të saj, me amerikanin Darnell Edge që realizoi për rezultatin përfundimtar. Në anën tjetër, Prishtina dështoi në sulmin e fundit dhe kështu e humbi ndeshjen.

Në përgjithësi ndeshja ishte e forte, dinamike dhe tejet dramatike deri në fund, me Prishtinën që pothuajse gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi.

Prishtina e fitoi çerekun e parë (28:21) dhe të dytin (20:19) për të shkuar në pushim me avantazh prej tetë pikëve – 48:40. Por, kjo nuk mjaftoi pasi Trepça i fitoi dy periudhat e fundit për ta shënuar fitoren e dytë në këtë seri gjysmëfinale.

Donte Clark me 19 pikë e Diamond Stone me 14 pikë të shënuara ishin më të dalluarit te Prishtina, ndërsa te Trepça u veçua Darnell Edge që ishte më i merituari për këtë fitore.

Edge ndeshjen e mbylli me 28 pikë, 8 asistime e katër kërcime.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të luhet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore në këtë seri avancon në finale.

Trepça e ka përparësinë e terrenit vendas nëse vjen deri te ndeshja e pestë eventuale mes këtyre dy ekipeve sikurse edicionin e shkuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë – Spanjë

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë – Spanjë

Muriqi mund të bashkohet te Fenerbahçe me yllin portugez

Muriqi mund të bashkohet te Fenerbahçe me yllin portugez

Ferran Torres kërkohet nga PSG

Ferran Torres kërkohet nga PSG

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore

Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore

Kulla kritikon deklaratat e Vuçiqit për Kosovën: Është rikthim te gjuha e viteve ’90

Kulla kritikon deklaratat e Vuçiqit për Kosovën: Është rikthim te gjuha e viteve ’90

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën