TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Selimi dhe Demaku lirohen nga akuza në rastin e njohur si “Drenica 1”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza për krime lufte ndaj popullatës civile, Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun. Trupi gjykues ka marrë këtë vendim duke u bazuar në dëshminë e dëshmitarit A e cila është vlerësuar e mangët.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Selimi dhe Demaku lirohen nga akuza në rastin e njohur si “Drenica 1”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuza për krime lufte ndaj popullatës civile në rastin e njohur si “Drenica 1”.

Ndaj Selimit dhe Demakut rëndonte akuza se në një datë të papërcaktuar të muajve gusht-shtator 1998, kishin keqtrajtuar një person të paidentifikuar në qendrën e ndalimit në Likoc.

“Nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë andaj edhe të njëjti i liroj nga akuza”, tha kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e dëshmitarit A ka qenë e mangët pasi nuk është mbështetur në asnjë provë tjetër.

“Fillimisht nuk është arritur të vërtetohet se cilit person ia kanë cenuar integritetin dhe shëndetin tani të akuzuarit  për faktin se viktima asnjëherë nuk është arritur të identifikohet dhe nuk është arritur të identifikohen dëshmitarë të tjerë potencial në të cilat do të mbështetej dëshmia e dëshmitarit A”, tha ai.

Derisa nga mbrojtja e të akuzuarve, kanë thënë se janë të kënaqur me këtë vendim.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi potencuar se kjo akuzë është e rrejshme gjë që e vërtetoi edhe gjykata ngase deklarimet e dëshmitarit A për këtë pikë të aktakuzës kanë qenë jashtëzakonisht kundërthënëse dhe nuk kanë pas mbështetje në provat e tjera”, u shpreh Artan Qerkini, avokat i Sylejman Selimit.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza, “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Sylejman Selimi ishte dënuar në rastin “Drenica 1” me 6 vjet por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Kronika e realizuar nga gazetarja Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon nga Apeli aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për përdhosje të flamurit të Turqisë dhe armëmbajtje pa leje

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupë së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupë së Kosovës

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Xhaka fiton çmimin kryesor te Sunderlandi

Xhaka fiton çmimin kryesor te Sunderlandi

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon nga Apeli aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për përdhosje të flamurit të Turqisë dhe armëmbajtje pa leje

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën