Ndërsa Kosova po shënon Ditën e Tokës me aktivitete të ndryshme, banorët e fshatit Shkabaj në Prishtinë thonë se janë në hall me mbeturinat e shumta. Ata kërkojnë nga institucionet që të ketë më shumë rregulla strikte në mënyrë që të ndalet ky fenomen.
Me disa lule ka çelë pranvera në fshatin Shkabaj, por bashkë me to edhe mbeturinat e shumta pranë tyre.
Por ky vend nuk ishte gjithmonë i tillë.
Agron Xhemajli, njëri nga banorët e këtij fshati e kujton atë si një vend dikur të pastër.
“Ndërsa Kosova shënon Ditën e Tokës, Xhemajli këshillon institucionet që të kujdesen që të zbatohen normat e ruajtjes së ambientit dhe që ato norma të jenë shumë strikte, në mënyrë që qytetarët t’i zbatojnë ato”, tha banori i fshatit Shkabaj në Prishtinë, Agron Xhemajli.
Ndërkohë Sokol Sallahu, një tjetër banor i këtij fshati të Prishtinës thotë se këto mbeturina po ndikojnë edhe në tokën bujqësore.
Kjo për shkak të vështirësisë së kalimit të traktorëve dhe mjeteve të tjera bujqësore aty.
Ekipi i Tëvë1 rastisi edhe në një banor i cili thasët e ngarkuara me mbeturina në traktorin e tij, i hodhi në këtë vend pranë shtëpive të banuara dhe rrugës kryesore.
Gjatë së hënës, për nder të Ditës së Tokës, në Kosovë u organizuan aktivitete të ndryshme, përfshirë pastrimin e hapësirave publike.
Jetmira Lushi