TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria pas votimit në veri: Është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, dje u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve, sipas udhëzimit administrativ.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate thotë se procesi u përmbyll pa asnjë incident, duke falënderuar kështu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e sigurisë.

“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar”, thuhet në njoftim.

Me përfundimin e votimit, Qeveria ka kërkuar nga BE që masat ndaj Kosovës të largohen përfundimisht.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Qeveria shprehu keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votim.

“Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”.

Qeveria thotë se janë në gjendje të mbështesin dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Zv.ministri turk viziton Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në Prishtinë, me kapacitet për 14 mijë persona

​5 të vdekur e 10 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë, shoqërohet një person nga policia

Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë, shoqërohet një person nga policia

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Zv.ministri turk viziton Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në Prishtinë, me kapacitet për 14 mijë persona

Zv.ministri turk viziton Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në Prishtinë, me kapacitet për 14 mijë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën