TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet për dhunë në familje, Gjykata ende pa vendim për Akil Gjakovën

Xhudisti kosovar Akil Gjakova i dyshuar për dhunë në familje, u paraqit në gjykatë disa orë pasi u dorëzua në polici. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për medien dhe publikun. Prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit, por që u kundërshtua nga mbrojtja. Derisa Gjykata Themelore në Pejë, ende nuk ka marr vendim.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Dyshohet për dhunë në familje, Gjykata ende pa vendim për Akil Gjakovën

Mbi 30 orë pasi u dorëzua në polici, u paraqit në gjykatore.

E në këtë sallë, xhudisti kosovar Akil Gjakova, u përball me dyshimet për dhunë në familje.

Seanca për media ishte e mbyllur. Madje, para dyerve të sallës në Gjykatën Themelore në Pejë, u panë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të seancës që zgjati më shumë se 90 minuta, avokati Azdren Mekaj, tha se e kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorisë.

“Kemi kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qenë se kemi të bëjmë me një rast të dhunës në familje, nuk mund të jap ma shumë detaje në lidhje me këtë rast”, tha Mekaj.

Gjatë kohës që Mekaj fliste për gazetarët, xhudisti kosovar, Akil Gjakova u largua nga daljet emergjente të objektit.

Gjykata Themelore e Pejës ende nuk ka marrë vendim.

“Sot nuk pritet të merret vendimi. Të pandehurit i është zgjatë masa e ndalimit edhe për 48 orë, brenda këtij afati gjykata do të nxjerrë vendim”, tha Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Përpara se të dorëzohej në polici, xhudisti Akil Gjakova, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Vetëm disa orë më pas, të martën në mbrëmje u vetëdorëzua në polici.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta

Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot, ja sa kushtojnë nafta dhe benzina

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

​Nën kërcënimin e thikës, tri kolumbiane grabiten në banesën e tyre në Prishtinë

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Humb jetën në QKUK shtetasi turk i lënduar në një aksident në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Zjarr në një banesë në Prishtinë, tre persona marrin trajtim mjekësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën