TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kanë marrë nga dy udhëtarë dhe përfaqësuesit e autobusëve peng” – Berisha tregon për maltretimin që po ju bëhet kosovarëve në Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“Kanë marrë nga dy udhëtarë dhe përfaqësuesit e autobusëve peng” – Berisha tregon për maltretimin që po ju bëhet kosovarëve në Serbi

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Jakup Berisha, tha se mbi njëmijë udhëtarë të Kosovës që po ktheheshin nëpër Serbi, po mbahen peng në territorin e Serbisë, raporton teve1.info

Berisha për teve1.info tha se nga dy udhëtarë prej secili autobus dhe përfaqësuesit e autobusëve janë futur në një objekt, i cili nuk dihet nëse i takon kufirit apo çfarë objekti është, ndërsa të njëjtëve u janë konfiskuar edhe dokumentet nga personeli doganor dhe policor serb.

Berisha tregoi se të gjithë udhëtarët tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë nëpër autobusë tash e 12 orë.

Berisha tha se këto maltretime po ndodhin në hyrje të Serbisë nga kufiri me Hungarinë dhe Kroacinë.

“Sa i njoftova institucionet shtetërore të Kosovës para 10 min. Informatat sa vijën e shtohen sepse aty ndalohen të gjithë autobusët që vijnë prej perëndimit. Deri tash e kemi pas informatën vetëm për Suboticë ndërsa tash u rritë edhe Shid, hyrja prej Kroacisë në hyrje të Serbisë dhe janë mbase 12 orë të ndaluar autobusët. U janë konfiskuar dokumentacioni personelit të autobusëve dhe nga 2 udhëtarë prej secilit autobus u janë marrë dokumentet dhe janë marrë udhëtarë thuaja se peng dhe janë futur në një objekt që nuk e dimë a është ndërtesë e kufirit apo tjetër dhe udhëtarëve tjerë janë urdhëruar të mos dalin prej autobusit. Dmth këta të gjithë janë në territorin e Serbisë, e kanë kaluar kufirin e Serbisë. Këta nuk janë duke pritë me hy në Serbi, janë brenda territorit serb. Ashtu unë i kam njoftuar prej ministrit Liburnit, Durmishtit, drejtorin e departamentit të transportit që janë përgjegjës për transportin rrugor të udhëtarëve përmes MPJD-së duhet të kërkojnë ndihmë”, tha Berisha.

Ai shtoi se informatat i ka deri pas orës 8:00 në mëngjes, pasi edhe kontaktin me përfaqësuesit e autobusëve në këtë vend e ka të pamundur.

“Deri pas orës 8:00 në mëngjes i kam informatat për herë të fundit jam dëgjuar, kanë qenë 13 autobusë në Suboticë, secilit duhet t’i ketë minimalisht 50 udhëtarë, janë rreth 1000 udhëtarë tash nuk e di deri në këtë kohë sa janë”, u shpreh Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Sonte edhe seanca për formimin e Qeverisë

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën