TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton masakrën e Studenicës: Ne as nuk harrojmë, as nuk falim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Vasfije Krasniqin, kanë qëndruar në Studenicë të Istogut për t’iu bashkuar familjarëve të viktimave në përkujtimin e masakrës së Studenicës, ku forcat serbe 25 vjet më parë, vranë shumë gra, fëmijë e pleq.

Ai tha se këto krime nuk do të harrohen kurrë, ndërsa kërkoi që drejtësia të vihet në vend.

“Më 13 prill 1999, në fshatin Studenicë të Istogut, njësite paraushtarake dhe policore të mbështetura edhe nga trupa ushtarake të Serbisë, kryen masakër duke i vrarë 9 anëtarë të familjes Lipaj”, tha ai.

Ai tha se në pranverën e vitit 1999, mijëra banorë të fshatrave të Podgurit u strehuan në fshatin Studenicë, meqë aty ishte edhe shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Adrian Krasniqi”. Më 11 dhe 12 prill 1999, banorë të Vrellës dhe të Studenicës, sipas tij, u strehuan në lagjen e Cakutajve në fshatin Kaliqan, mes tyre edhe 50 anëtarë të familjes Lipaj që deri në mbrëmjen e 12 prillit kishin qenë të strehuar në familjen e Sali Sokol Zeqirajt në Studenicë.

Tutje ai tha se mbrëmjen e 12 prillit, mijëra banorë të zonës kalonin nëpër Kaliqan dhe shumica vazhdonin bjeshkëve me borë drejt Rozhajës.

“Mëngjesin e 13 prillit 1999, baci Sali që ishte 86 vjeçar, bashkë me Sale Lipajn (64) dhe Hajrije Lipajn (62) si dhe me katër vajzat Qëndresa, Mirdona, Njomëza dhe Lindihana, u kthyen në shtëpi në Studenicë për të marrë bukë, rroba dhe barna. Aty u bashkuan me nënën e Lindihanës, Sabrijen (43) si dhe me Hatmane Mehajn nga fshati Tomoc, një grua e moshuar dhe me probleme shëndetësore. Me të arritur në shtëpinë e Sali Sokol Zeqirajt, vajzat nisën t’i bëjnë gati rrobat dhe barnat, kurse nënat Sale, Hajrije dhe Sabrije morën punët të gatuajnë bukë dhe t’i pjekin në zjarr. Por tymi i oxhakut u vërejt nga trupat ushtarake serbe që ishin pozicionuar në Kodër të Banjës, në Tomoc e Pollaqer, e të cilët i njoftuan njësitet policore dhe paraushtarake që ishin pozicionuar në malet e Studenicës, nën Kodër të Madhe, në malin te livadhi i Cakutve dhe te Pishat”, tregoi Kurti.

Atë paradite, sipas tij, policë dhe paramilitarë e rrethuan shtëpinë e Sali Zeqirajt, të cilin e vranë bashkë me 9 anëtarë të familjes Lipaj: Nezir Lipaj (1934), Sale Lipaj (1935), Hajrije Lipaj (1937), Fatime Lipaj (1933), Sabrije Lipaj (1956), Qëndresë Lipaj (1984), Mirdonë Lipaj (1986), Lindihanë Lipaj (1986) dhe Njomëz Lipaj (1985).

“Pasi që i vranë, forcat serbe, i morën kufomat dhe i hodhën në pus, kurse mbi to hodhën eksploziv për ta shembur pusin mbi kufoma. Atë ditë, më 13 prill 1999, po ashtu në Studenicë të Istogut, siç tregoi kryeministri, u vranë edhe Sylejman Ramqaj (70), Sadik Ramqaj (72), Ali Belaj (75), Sadri Kuqaj (78), Have Kuqaj (76) dhe Sofe Hysenaj (79)”.

“Deri sot, për këtë masakër e për këto krime nuk ka pasur as proces gjyqësor, as aktakuzë dhe as të dënuar. Por, ky krim sikur edhe krimet e tjera të kryera gjatë luftës, duhen hetuar duke ndjekur gjurmët e grumbulluar faktet si dhe duke marrë dëshmi nga dëshmitarët, për të ngritur aktakuza ndaj kryerësve dhe urdhërdhënësve. Republika e Kosovës me institucionet e saj, është e vendosur në adresimin para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të të gjitha krimeve, të të gjitha llojeve, të kryera nga shteti i Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës. Ne as nuk harrojmë, as nuk falim”, deklaroi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banorët protestojnë për zvarritje të punimeve, kompania ia lë fajin ministrisë

Banorët protestojnë për zvarritje të punimeve, kompania ia lë fajin ministrisë

S’ka marrëveshje LVV-LDK, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

S’ka marrëveshje LVV-LDK, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e Presidentit: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë

PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e Presidentit: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Izraeli vazhdon sulmet ajrore ndaj Libanit

Sulmet izraelite godasin katër qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën