TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentët e Universitetit të Prishtinës shfaqin vizionin e tyre për të ardhmen e medias në Kosovë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Studentët e Universitetit të Prishtinës shfaqin vizionin e tyre për të ardhmen e medias në Kosovë

Me një diskutim rreth gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve, ka filluar sot fushata e studentëve të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, për shfaqjen e vizionit për të ardhmen e medias në vitin 2040.

Beneta Buja, studente e vitit të dytë në këtë departament, tregoi për përvojën e saj dhe të pesë studenteve të tjera, pjesëmarrëse në këtë projekt, si dhe për punën e bërë në projektin “Media2040: Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor” që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Ajo ka thënë që përvoja me këtë projekt ka ndihmuar në përmirësimin e njohurive të saj dhe kolegëve të tjerë për aspekte të ndryshme të medias, përfshirë; institucionet, ligjin, teknologjinë, gazetarët dhe tregun e medias. Sipas saj, projekte të tilla janë dobiprurëse për studentët.


Në anën tjetër, koordinatori akademik për Kosovë i këtij projekti, Alban Zeneli, ka thënë që ky projekt ka ndihmuar studentët që të kuptojnë dhe bashkëpunojnë me bashkëmoshatarë të tyre nga fusha e njëjtë e studimit, me qëllim të ndikimit në përmirësimin e sferës mediale në secilën prej shoqërive.

Më tutje në tryezën e diskutimit të organizuar në hapjen e fushatës së studentëve për shfaqjen e vizionit për media 2040, profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj në duke bërë prezantimin kryesor të tryezës për gjuhën e urrejtës ndaj gazetarëve ka ofruar të dhëna nga hulumtimet e këtij fenomeni në Kosovë. Sipas saj, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në rastin e Kosovës ndikon në rritjen e autocenzurës së gazetarëve dhe në demotivimin e tyre në punë. Njëherësh, ajo informoi që nga hulumtimi ka rezultuar që 91% e gazetarëve kanë përjetuar gjuhë të urrejtjes gjatë karrierës së tyre.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe profesorë dhe studentë nga Departamenti i Gazetarisë në UP, të cilët kontribuuan aktivisht në debat dhe sollën perspektiva dhe ide të reja.


Në projektin “Media2040: Fuqizimi i avokuesve e të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor”, po marin pjesë studentet e Departamentit të Gazetarisë: Era Rrmoku, Zana Pllana, Beneta Buja, Rijona Vojvoda, Erona Baliu dhe Learta Beqiri të cilat janë duke u mentoruar për t’i realizuar objektivat e projektit nga profesorët: Alban Zeneli, Remzie Shahini-Hoxhaj, Muhamet Jahiri dhe Gëzim Qerimi.

Në kuadër të këtij projekti do të mbahen edhe disa aktivitete në javët në vazhdim.

Pjesë e “Media2040” janë mbi 50 profesorë dhe studentë nga fushat e gazetarisë dhe komunikimit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti “St. Cyril and Methodius” nga Shkupi.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës ne Prishtinë, Fondit Holandez për Bashkëpunim Rajonal, programi MATRA./teve1.info/

Tags: Alban ZeneliBeneta Mujaup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Vdes ish-pronari i Chelseas

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, i dyshuari në arrati

Tahiri i Aleancës: Nuk do t’ia lejojmë Vetëvendosjes pozitën e presidentit pa pozicion konsensual

Tahiri i Aleancës: Nuk do t’ia lejojmë Vetëvendosjes pozitën e presidentit pa pozicion konsensual

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn, akuzohet për tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn, akuzohet për tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje

Numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi arrin në 51, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi arrin në 51, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Vdes ish-pronari i Chelseas

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, i dyshuari në arrati

12 persona të vdekur pas përmbysjes së një autobusi turistik në Hungari

12 persona të vdekur pas përmbysjes së një autobusi turistik në Hungari

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme masive ajrore, me viktima dhe dëme në të dyja vendet

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme masive ajrore, me viktima dhe dëme në të dyja vendet

Tahiri i Aleancës: Nuk do t’ia lejojmë Vetëvendosjes pozitën e presidentit pa pozicion konsensual

Tahiri i Aleancës: Nuk do t’ia lejojmë Vetëvendosjes pozitën e presidentit pa pozicion konsensual

SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit nga Azia për ta dërguar në Lindjen e Mesme

SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit nga Azia për ta dërguar në Lindjen e Mesme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën