Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ka mision themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.
Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu ka uruar që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike.
“Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, shkroi Haxhiu./teve1.info/