TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krejt çka dihet për zjarrin që kaploi kompaninë farmaceutike në Çagllavicë

Kompania e cila ofronte produkte dhe pajisje mjekësor në Çagllavicë është përfshire nga zjarri mëngjesin e së premtes. Për disa orë, e gjithë kompania u bë shkrumb e hi. Sipas zjarrfikësve kompania nuk kishte masa mbrojtës për zjarrin.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Krejt çka dihet për zjarrin që kaploi kompaninë farmaceutike në Çagllavicë

Mëngjesi i së premtes ishte i trishtë për punëtorët e kompanisë “Koslabor”.

Një zjarr i madh shpërtheu në këtë objekt i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

E beteja e zjarrfikësve për ta fikur ishte e vështirë.

E gjithë situata po mbikëqyrej nga Policia e Kosovës.

Ata deklaruan se nga ky zjarr që kaploi kompaninë e cila shiste pajisje farmaceutike, nuk pati të lënduar.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme mater”, tha Ahmeti.

Zjarrfikësit bënë çmos që zjarri të mos përfshinte edhe objektet për rreth.

“Menjëherë ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes. Por, fatkeqësisht siç e shihni kjo është depo me pajisje mjekësore dhe sigurisht që ka edhe pajisje mjekësore për të cilat ne nuk e dimë çfarë lënde është (…) Kur ka ardhur ekipi në vend të ngjarjes zjarri ka qenë në një fazë të zhvillimit tepër të lartë të zjarrit dhe gjasat kanë qenë të vogla për me arrit me parandaluar zjarrin. Dëmet janë evidente, ato nuk mund t’i sanojmë ne si zjarrfikës”, tha komandanti i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Gashi, bëri të ditur se kompania nuk kishte masa mbrojtëse nga zjarri.

“Vlen të ceket që gjithë këto investime që po bëhen në këto lloje të objekteve, të depove siç e kemi pasur rastin edhe te Parku i Biznesit në Drenas, fare nuk ka masa mbrojtëse nga zjarri. Ju bëj apel të gjitha bizneseve që po investojnë me mijëra euro në materiale çfarë do qofshin ato, të marrin masa ashtu siç rekomandohet me ligje e rregullore”, shtoi ai.

Objekti që u përfshi nga zjarri i është dhënë me qira kompanisë “Koslabor”.

Vëllau i pronarit të objektit, tha se dëmet janë milionëshe, derisa dyshojnë që rryma ishte shkaktare e kësaj fatkeqësie.

“Nuk është duke u ditur ende prej çka është shkaktuar, por qiramarrësit po thonë prej rrymës. Sa i përket materialit që është aty nuk di çka t’ju them, ajo është një shumë e madhe sepse ka qenë i stërngarkuar. Ka pas mjete medicinave. Në orën 9:30 e kemi kuptuar që po digjet objekti. Njerëz brenda ka pas, por kanë dalë, fati që e kanë pa, për tjerat, s’di. Objekti është me qira, qiradhënësi jeton në Gjermani”, tha Shefki Morina.

Në muajin e kaluar edhe një fabrikë për përpunimin e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas ishte përfshirë nga zjarri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën