TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për amnistinë penale

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për amnistinë penale

Me 110 vota për, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale, nga i cili pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.

Miratimi i amnistisë u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare.

Partia Socialiste dhe grupi i deputetëve të ‘Rithemelimit’ brenda Partisë Demokratike gjetën pajtim duke zgjidhur kështu ngërçin që mbante bllokuar votimin e këtij ligji.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. Gjithashtu do të përfitojnë 2.700 persona që janë në shërbim prove.

Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës.

“Shqipëria, jo në rajon, por në Evropë ka numrin më të madh të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Vijmë te paraburgimi. Shqipëria ka 57 për qind numrin e të paraburgosurve në raport me numrin e të dënuarve. Në duhet të kishim 661 persona të paraburgosur. Ndërkohë që kemi 2.497 të paraburgosur mbi standardet e Bashkimit Evropian. I marrim ekstra 24.2 milionë euro në vit, kosto që kemi për mbajtjen e të burgosurve. Shqipëria duhet të marrë masa për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë kësaj çështje”, tha ministri Manja.

Sipas ligjit nga amnistia do të përfitojnë burrat e dënuar që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se katër vjet burgim ose që janë dënuar deri me katër vjet, gratë e dënuara deri në pesl vjet apo që ju kanë mbetur pa vuajtur pesë vjet nga dënimi. Po ashtu përfitojnë të miturit, gratë që janë 50 apo mbi 50 vjeç, burrat 60 apo mbi 60 vjeç, personat që kanë qenë 18 vjeç apo nën këtë moshë.

Opozita e dha votën për miratimin e Ligjit për amnistinë penale, pasi në të u përfshin disa amendamente të propozuara nga deputeti opozitar, Gazmend Bardhi.

Kundër ligjit u shpreh gjatë seancës kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Një amnisti që shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe dënuar nga Gjykata e Posaçme dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Është pazar kundër SPAK-ut, kundër drejtësisë, përfitojnë të korruptuarit, përfshirë zyrtarë të lartë”, tha Basha.

Pretendimet e tij i kundërshtuan deputeti Gazmend Bardhi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ata theksuan se nuk përfiton asnjë zyrtar i dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Amnistia penale u miratua në Qeverinë shqiptare që më 6 dhjetor të vitit të kaluar, dhe pritej të zbatohej në prag të ndërrimit të viteve. Për shkak se opozita nuk dha votat, ligji mbeti peng i sigurimit të shumicës së cilësuar prej 84 votash. Edhe pse ishte përcaktuar të votohej në seancën e 22 shkurtit të këtij viti, kryetarja e Kuvendit u detyrua ta tërheqë nga rendi i ditës për shkak se shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme.

Pajtimi u arrit vetëm një ditë më parë, pasi Gazmend Bardhi paraqiti disa amendamente, që u votuan në seancën e së enjtes. Njëri prej tyre mundëson falje, ulje dënimi, apo pushim të hetimeve për disa prej qytetarëve që janë arrestuar gjatë protestave të opozitës. Një tjetër amendament ndryshon një prej propozimeve të shumicës, që parashikonte që nga amnistia të përfitonin edhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Me propozimin e Gazmend Bardhit përjashtohet mundësia e përfitimit nga ish-zyrtarë të nivelit të lartë, por mund të përfitojnë ata të një niveli më të ulët.

Në seancën plenare të së enjtes, që zgjati plot dhjetë orë, u votuan dhe pesë ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës. Anulimi i tyre u bë pas kërkesës së një grupi të deputetëve të opozitës se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve. Më i rëndësishmi prej tyre është ligji që shtyn me një vit zbatimin e Ligjit për investimet strategjike. Edhe pse më herët opozita e ka kundërshtuar këtë ndryshim në ligj, në seancën e së enjtes e votoi atë.

Tags: amnistinë penaleKuvendi i ShqiperiseUlsi Manja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

​Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avionit

​Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avionit

​Çmimi i naftës ngritet sërish

​Çmimi i naftës ngritet sërish

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën