TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-krerët e UÇK-së që një vit në gjykim, në procesin që vlerësohet jo transparent

Më 3 prill 2023 kishte filluar procesi gjyqësor nga ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në këtë gjykim janë dëgjuar më shumë se 50 dëshmitarë, shumica prej tyre në seanca të mbyllura. Andaj njohësit e drejtësisë e kanë cilësuar jo transparente punën e Gjykatës Speciale.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në një vjetorin e fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përfunduar dëshminë edhe ish diplomati amerikan Shaun Byrnes.

Kësisoj, Byrnes është dëshmitari i 53-të që dëgjohet në këtë rast.

Dëshminë e ish diplomatit e përmendi edhe Ismail Syla ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi,  i cili ka thënë se mbetet optimist për lirimin e tij.

“Vitin që shkoi kemi realizu disa vizita ata janë njerëz që gjithmonë kanë kërkuar që mos te ketë ndikim se për atë të ngarkohen fare nuk kanë drojë se mund të shpallen fajtor. Kemi pasë rastin me i pa dy figura ndërkombëtare që dëshmuan në këtë gjykatë, FredAbrahams dhe ShaunByrnes dy figura dinjitoze kanë dëshmuar, se për cka ngarkohen të akuzuarit vërtetë është një aktakuzë e paqëndrueshme, shprehet Syla.

Dëshmia e ish diplomatit amerikan, ishte e hapur. Por jo të gjithë dëshmitarët paraqiten në seanca të hapura.

Andaj, avokati, Skender Musa  vlerëson se ky gjykim ka zvarritje dhe mungesë të transparencës pasi shumë seanca kanë qenë të mbyllura.

“Sa i përket seancave të mbyllura, kjo është totalisht e panevojshme sepse mund të jene 2-3 dëshmitarë që kanë frikë se mund të ketë hakmarrje ndaj tyre, familjes, por jo gjithë ky numër kaq i madh i dëshmitarëve duke pasur parasysh faktin se deri më tani asnjë dëshmitarë nuk është ankuar se ndaj tij është tentuar të ndikohet”, shprehet avokati Musa.

E Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se nëse vazhdohet me këtë intensitet, prokurorisë i duhen edhe 2 vite për dëshmitarët e saj.

“Kanë mbetur edhe një numër i madh i dëshmitarë të tjerë për të dëgjuar, të cilët janë të propozuar nga Prokuroria dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm që brenda një viti të dëgjohen rreth 50 dëshmitarë, atëherë dëshmitarëve të prokurorisë do tu duhen edhe gati dy vite për tu dëgjuar”, thotë Alija.

Më 3 prill të vitit të kaluar, ka filluar gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku edhe këtë vit pritet të dëgjohen edhe një numër i madh i dëshmitarëve.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen.

Kronika e realizuar nga Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet për 48 orë Valon Lluka, dyshohet për disa vepra penale

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicën e Veriut, “Trepça” pretendon pronësinë e parcelave

Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicën e Veriut, “Trepça” pretendon pronësinë e parcelave

Arrestimi i ish-shefit të spiunazhit gjerman alarmon agjencitë amerikane dhe britanike

Arrestimi i ish-shefit të spiunazhit gjerman alarmon agjencitë amerikane dhe britanike

Emisioni “Ditari” 07.10.206

Emisioni “Ditari” 07.10.206

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet për 48 orë Valon Lluka, dyshohet për disa vepra penale

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

Agjentët e AI tentuan të hakonin Wikipedia duke ndryshuar përmbajtjen

Agjentët e AI tentuan të hakonin Wikipedia duke ndryshuar përmbajtjen

Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicën e Veriut, “Trepça” pretendon pronësinë e parcelave

Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicën e Veriut, “Trepça” pretendon pronësinë e parcelave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën